E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, së shpejti marrëveshje tregtare me Indinë

Shqipëria është duke kërkuar investime nga India në fushën e energjisë me qymyr, por edhe në tregti, pasi vendi ka një politikë dy herë më të ulët taksash si në investime, ashtu edhe në tregti. “Ne jemi duke kërkuar investimet indiane në shumë fusha, si në energji ashtu edhe në fusha të tjera për të zhvilluar vendin, duke përfshirë edhe industrinë e kërkimit apo investimit në prodhimin e naftës”, - tha zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, për agjencinë e lajmeve indiane PTI. Në fillim të këtij viti, depozita të mëdha me gaz natyral dhe naftë janë zbuluar në veri në Shqipëri. Rezervat llogariten në rreth 11 miliardë dollarë. “Ne jemi gati të shkojmë për bisedime bilaterale për të hapur fusha të reja. Por duke qenë një vend i mbyllur, vendi tashmë mund të përfitojë shumë nga ofertat botërore”, - thotë Bozdo. Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, tha se vendi ka nisur tashmë dialog për një marrëveshje me Indinë për të ndaluar taksimin e dyfishtë. “Kjo marrëveshje do të ndihmojë të dyja vendet në tregti si dhe në investimet për të dyja vendet”, - tha Basha. Aktualisht, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë kapin një shifër të papërfillshme prej 16 milionë dollarësh. Basha ka drejtuar një delegacion tregtar shqiptar në Indi. Delegacioni shqiptar u takua me Dhomën e Tregtisë në Indi. Vendi evropian është duke kërkuar investime gjithashtu në ndërtime, IT, shfrytëzim minierash dhe turizëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›