E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pakti Berisha-Meta, krushqi e turpshme

Ai tha më tej se nga kjo maskaradë do të krijohet një qeveri e cila do të thellojë krizën.“Është koha për t’u bërë të gjithë bashkë kundër kësaj krushqie të turpshme. Sepse dasma me dhëndrin e vjetër dhe nusen e re të xhuvelizmit do t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve”, theksoi Rama në një konferencë para pak momentesh.

“Pa dyshim që për Sali Berishën dhe Ilir Metën, PS mbetet dhe do të jetë një objekt agresioni verbal dhe sulmesh të koordinuara, me një fuqi mediatike që janë pjesë, sepse duan që Partia Socialiste të jetë bataku i tyre”, vijoi më tej lideri i opozitës.

Rama tha se Ilir Meta mori 80 mijë vota për të rrëzuar Sali Berishën, ndërsa sot është ulur në prehrin e tij. Sipas Ramës zgjedhjet e 28 qershorit nuk patën as dinjitet dhe as liri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›