Rama: Pas hapjes së kutive do kërkojmë rrëzimin e Berishës
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste zbulon hapin e dytë nëse qeveria pranon të hapë kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetari i PS-së, Edi Rama pohoi dje gjatë protestës në qytetin e Korçës se kërkesa e radhës e socialistëve pasi Berisha të pranojë hapjen e kutive do të jetë largimi i tij nga pushteti. “Sali Berisha kërkon të fusë duart duke fshehur gjurmët, që nesër kur ti vijë laku në fyt, të thotë hapni kutitë dhe mashtrimin e madh ta mbulojë me një edhe më të madh. Po ne i themi edhe këtej nga Korça; në e paç bërë mëkatin e radhës për të fshehur gjurmët e vjedhjes së madhe të 28 qershorit, ne nuk do kërkojmë më transparencën e zgjedhjeve të shkuara, por rrëzimin tënd përpara zgjedhjeve që vijnë”, - u shpreh Rama përpara qytetarëve të pranishëm në protestën e radhës të opozitës. Ndërsa ripërsëriti edhe në Korçë bindjen e socialistëve për të mos u futur në Parlament, Rama ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe për hapjen e kutive , në 20 nëntor në kryeqytet për të kërkuar të drejtën e nëpërkëmbur e për të rrëzuar, sipas Ramës, murin e politikës së vjetër që pengon votën e lirë.
Rama në Korçë
“Përpara 18 vjetësh zëri i një ëndërrimtari që nuk është më pyeste: “Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratë? Apo nuk ka ardhur ende demokracia për ne demokratët? Ishte zëri i shqiptarit të vërtetë Teodor Keko dhe sot pyetja e Dorit vazhdon të jehojë, ndërkohë që demokracia ka mbetur ende te ura e Otomit, siç thoshin korçarët e vjetër. I njëjti njeri që asokohe ju mori peng shqiptarëve shpresat dhe ëndrrat, duke e zvarritur Shqipërinë drejt humnerës, mban sot peng kutitë e votimit, madje pasi ka kyçur në ato kuti gjithçka që ka vjedhur në 28 qershor”, - pohoi dje Rama nga Korça. Ai përsëriti thirrjen për Berishën për ti hapur rrugë transparencës së zgjedhjeve sepse sipas Ramës, vetëm kështu vendi mund të çlirohet nga përditë e më e rëndë, e një Parlamenti pa legjitimitet dhe i një Qeverie pa mandat legjitim. “Vetëm kështu qeveria mund të rigjejë kuptimin e humbur dhe opozita mund të rikthehet në Parlament për të ringritur besimin tek shteti që rrënohet përditë në sytë e njerëzve, për shkak të një pushteti familjar të qorruar nga ethet e përfitimit të paligjshëm, vetëm kështu mund të largohet përgjithmonë nga rruga jonë, kërcënimi i përsëritur i një historie të vjetër, diktatoriale, që e kthen pushtetin në Shqipëri, në një mjet shkatërrues sundimi e përfitimi”, - tha Rama. ai shtoi se demokracia nuk është asgjë më shumë se forca e të vërtetave që konkurrojnë lirisht për një pushtet të përkohshëm, që është pa pushim nën trysninë e konkurrencës së lirë. “Dje Evropa festoi 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Në 20 nëntor ne do të protestojmë për të shembur murin që prej dy dekadash i pengon shqiptarët të votojnë lirisht, të numërojnë ndershmërisht votën e tyre dhe të mirëqeverisen, në lirinë e pacenueshme të konkurrencës së tyre. Në 20 nëntor në Tiranë të gjithë bashkë për të shembur murin e politikës së vjetër 20 vjeçare të premtimeve të pa mbajtura dhe të zullumeve të papërmbajtura”, - tha ai. Kryesocialisti theksoi se hapja e kutive të 28 qershorit dhe mbyllja e historisë 20 vjeçare të zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara është më shumë sesa beteja politike e një pale, është shumë më shumë, sesa interesi për pushtet i një partie sado të madhe si Partia Socialiste, apo i një koalicioni partish sado të madh, si koalicioni ynë i majtë.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009