E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Politika e re mbështetet te premtimet e mbajtura”



Gjatë rrugëtimit “Dialog me Shqipërinë”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur edhe në qytetin e Fushë Arrëzit për të dialoguar me banorët atje për çështje të sigurisë së jetës. Në këtë bashkëbisedim Rama edhe njëherë vuri theksin te një politikë e mbështetur në gjykim mbi punët e bëra dhe premtimet e mbajtura për të gjithë, qofshin të majtë apo të djathtë në qeverisje. “Pse është kaq e vështirë për të shpjeguar që është koha që socialistë e demokratë të thjeshtë të bëhen bashkë për t’i dhënë jetë një bashkimi të ri, një bashkimi në emër të ndryshimit konkret, real, të prekshëm, një bashkimi në emër të së sotmes dhe të së nesërmes, që nuk mund të jenë si e djeshmja, si një e djeshme që vazhdon të përsëritet çdo ditë, si një e djeshme që na del përpara sa hapim sytë dhe duket sikur asgjë nuk do të ndryshojë, përkundrazi, gjërat do të vazhdojnë të degradojnë. Politika e re duhet të jetë e njeriut qytetar, të cilit duhet t’i japim të drejtën e punës së ndershme, duhet t’i japim mundësinë që ta ketë këtë të drejtë në qendër apo periferi, në qytet apo fshat, duhet t’i japim gjithashtu energjinë që të bashkohet me të tjerët, për të transformuar jetën e vet. Në fund dua t’ju them se ne të gjithë së bashku duhet ta ndryshojmë politikën, me besimin se politika nuk është shfaqja bajate që na jap politika e vjetër e 17 vjetëve, në kutinë e televizorit. Politika është misioni ynë, për të qenë së bashku dhe për të përmirësuar jetën tonë, është pasioni për ta ndryshuar realitetin që na rrethon”, - u shpreh Rama.

1 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›