E Diel, 1 Nëntor 2026

Koleksion i rrallë për Skënderbeun në hollin e Kuvendit



Fondacioni “Patricia Nugee” hapi ditën e djeshme në mjediset e Kuvendit një ekspozitë me koleksionin personal, të rrallë, të britanikes Patricia Nugee me vepra të shkruara në shekullin XVI dhe XVII kushtuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo ekspozitë është hapur nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. E pranishme në këtë aktivitet ishte Patricia Nugee, akademikja britanike Vivien Noakes, profesori i shquar Zef Simoni, deputetë, personalitete dhe studiues të fushës së kulturës e të artit e të tjerë. Veprat e paraqitura janë pjesë e koleksionit personal të zonjës Patricia Nugee, e cila prej më shumë se 35 vjetësh koleksionon me pasion veprat e shkruara në gjuhë të ndryshme europiane për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu. “Dua të theksoj se ky koleksion i vyer që ne të gjithë kemi këtu vjen sërish në Tiranë, pas suksesit të ekspozimit në Universitetin e Kembrixhit, në BBC Londër, në Shkup, Prishtinë, Ulqin, Kalabri etj. Besoj se këtë herë publiku shqiptar do të ketë rastin për të vëzhguar nga afër, në hollin e kryesisë së Parlamentit, këto libra të rrallë”, - tha Topalli.

1 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›