Ngjela firmos nismën e LSI-së për referendumin për Kushtetutën
Meta: ”Referendum dhe protestë më 10 maj për të shpëtuar demokracinë”.Ceka deklaron numrin 20 të deputetëve që kanë konfirmuar firmosjen
Shaban Sulçe
Nisma e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbledhjen e firmave për organizimin e referendumit për të mbrojtur Kushtetutën ka gjetur mbështetje jo vetëm të deputetëve të majtë, por edhe të deputetëve të krahut të djathtë. Madje kjo mbështetje është konkretizuar tashmë edhe në hedhjen e firmës për referendum. I pari që e ka bërë këtë nga deputetët e djathtë ka qenë deputeti Spartak Ngjela, i cili mësohet se dje ka firmosur për nismën e shpallur nga LSI. Madje një gjë të tillë Ngjela e ka pohuar edhe për gazetën “Albania”, teksa ka deklaruar: “Po, e kam firmosur nismën e LSI-së për organizimin e referendumit”.
Mësohet se është deputeti i LSI-së, Spartak Braho, që do të mbledhë firmat e deputetëve të Kuvendit, të cilët nuk janë dakord me ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë që presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi dje në një prononcim mediatik se “janë konfirmuar deri tani 20 emra deputetësh, të cilët do të firmosin kërkesën për organizimin e referendumit”, ndërsa pritet që ky numër të kompletohet së shpejti.
Meta
Ndërkaq, Ilir Meta, në një takim të organizuar me kryetarët e LSI-së në rrethe, tha se aktualisht vendi po kalon situatën më kritike në dhjetë vitet e fundit pas ’97-s. Sipas kreut të LSI-së, për të shpëtuar Kushtetutën Shqipëria do të ngrihet në protestë kundër puçit më 10 maj. “Vendi është në situatën më kritike që nga ’97-a, ndaj më 10 maj Shqipëria do të ngrihet kundër puçit”, - deklaroi ai. Meta tha se opozita e vërtetë nuk do të bashkohet me Berishën në asnjë rast, por do të bashkohet në një forcë të vetme dhe të vrullshme kundër puçit të organizuar nga lidershipi i dy partive të mëdha, PS-PD. “Të kapurit do t’i mbeten në dorë Saliut. Saliu nuk e kap dot opozitën, pasi me ne janë të gjithë shqiptarët e ndershëm. Me ne nuk janë vetëm të kapurit, ndaj fitorja jonë është fitorja e demokracisë dhe nuk do të ndalet nga askush”, - shtoi kreu i LSI-si gjatë fjalës së tij.
Meta theksoi në takim se më 10 maj do të nisë uragani që nuk do ta ndalet deri në rrëzimin e puçit. “Më 10 maj nis uragani që s’ndalet deri në rrëzimin e puçit. Përtej së majtës dhe së djathtës është oligarkia”, - deklaroi kryetari i LSI-së.
Deputetët
Përveç aleatëve si Milo i PDS-së, Ceka i PAD-së, ka pasur edhe mjaft zëra të ndryshëm që mbështesnin nismën e LSI-së për organizimin e referendumit për mbrojtjen e Kushtetutës. Kështu, pas kryetarit të Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, një tjetër deputet që ka mbështetur këtë nisëm ka qenë ish-deputeti i PS-së, Durim Lamaj. I kontaktuar nga gazeta “Albania”, Lamaj tha: “Qëndrimi im personal është për të firmosur kërkesën për referendum”. Edhe ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili dha dorëheqjen pikërisht për shkak të ndryshimit të Kushtetutës, ka konfirmuar firmën e tij për kërkesën për referendum. Por ka edhe nga ata deputetë të cilët edhe pse janë të njohur për qëndrimet e tyre kundërshtuese ndaj kryetarit të PS-së Edi Rama, deklarojnë se nuk do t’i bashkohen nismës për referendum. Një ndër ta është deputeti Elmaz Sherifi, i cili, i kontaktuar nga gazeta “Albania”, tha se: “Unë nuk do ta firmos kërkesën për referendum. Përderisa kam votuar për të ndryshuar Kushtetutën, nuk mund të firmos për referendumin”, - u shpreh Sherifi.
1 Maj 2008