Familja presidenciale shpreh mirënjohjen për ngushëllimet
Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe familja e tij kanë falënderuar të gjithë miqtë, të njohurit e dashamirësit, brenda e jashtë Shqipërisë, për mesazhet e ngushëllimit të përcjella për ndarjen nga jeta të babait Myrteza Topi. Familja Topi vlerëson solidaritetin njerëzor të gjithsecilit në këtë moment të dhimbjes për humbjen e njeriut të saj të dashur. Duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen, familja Topi u uron të kenë mbarësi dhe gëzime në familjet e tyre. Ditën e diel u nda nga jeta babai i presidenti Bamir Topi, Myrteza Topi. Presidenti Topi e mori lajmin e hidhur gjatë vizitës që ai zhvilloi në Komunitetin Ortodoks në Tiranë, ku i uroi të gjithë besimtarët për Festën e Pashkës. Myrteza Topi u nda nga jeta në një moshë të thyer dhe të mbushur me gëzime dhe dhimbje.
1 Maj 2008