75 parti evropiane denojne Edi Ramen: Jo pushtetin me dhune Rozeta Rapushi
Zbardhet e plote, rezoluta e miratuar ne menyre unanime nga Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane, e cila denon ashper dhunen ne vend dhe i ben thirrje te drejtperdrejte kreut te opozites Edi Rama, te nderprese dhunen per qellime politike. Duke konstatuar me shqetesim, tentativen e deshtuar per te marre pushtetin me dhune, PPE ne rezolute shprehet se lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, organizoi nje rrethim 5 oresh dhe sulme kunder qeverise. Ne kete kuader, PPE ben thirrje per dialog dhe bashkepunim dhe ne menyre urgjente realizimi i reformes zgjedhore. "I bejme thirrje opozites shqiptare dhe Edi Rames, te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike, te ndaloje pershkallezimin e metejshem politik, te respektoje dhe te bashkepunoje me institucionet e Shqiperise dhe ne vecanti te siguroje pjesemarrje te plote ne punimet e Parlamentit", percaktohet ne rezolute. Po keshtu, Partise Socialiste i kerkohet qe te bashkepunoje me mazhorancen e zgjedhur per te permiresuar kuadrin elektoral ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR, te angazhohet ne menyre konstruktive ne procesin pergatitor, ne perputhje me detyrimet ligjore dhe te siguroje pjesemarrjen e plote ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011. "Kerkojme, nje hetim gjitheperfshires, te pavarur dhe profesional mbi ngjarjet para, gjate dhe pas 21 janarit dhe pershendesim kerkesen e kryeministrit Berisha, per asistence nderkombetare. Si dhe i bejme thirrje, vendeve anetare te BE-se te mbeshtesin politiken e reformave te qeverise shqiptare, e cila synon marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE", shprehen Partite Popullore Evropiane ne rezoluten e miratuar diten e djeshme. Nga ana tjeter, ne menyre te vecante, ne rezolute konstatohen dhe pershendeten perpjekjet dhe reformat qe sipas PPE, ka bere Partia Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha ne permbushje te kritereve te nevojshme per progresin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Ne rezolute vleresohet perparimi i dukshem dhe i vazhdueshem, ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit te Bashkimit Evropian, e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 2009. "Pershendesim, kontributin e vazhdueshem te Shqiperise per komunitetin e sigurise Euro-Atlantik si vend anetar i NATO-s. Rezultatet e hetimeve nga prokuroria mbi procesin e numerimit dhe rezultatin e zgjedhjeve ne zonen e Shkodres, te cilat treguan nje ndryshim prej vetem nje vote nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve te vitit 2009 per zonen e Shkodres", shprehen eurodeputetet, duke inkurajuar vazhdimin nga ana e qeverise shqiptare te rruges se reformave per te cuar vendin me afer integrimit ne Bashkimin Evropian. PPE, vlereson se ne Shqiperi, ekziston nje situate e tensionuar politike midis qeverise se kryeministrit Sali Berisha, te zgjedhur nepermjet zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe opozites socialiste. Duke theksuar ne kete kuader, qe stabiliteti i demokracise shqiptare eshte vendimtar per ambiciet e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.
Denimi
Me nje rezolute te posacme, Partite Popullore Evropiane denuan dje ashper, dhunen ne Shqiperi duke i kerkuar ne menyre te drejtperdrejte, kreut te opozites Edi Rama, ndalimin e saj per qellime politike.
Bruksel
Rezolute mbi situaten ne Shqiperi
e Asamblese politike te PPE
Duke konstatuar se:
• Me 21 janar 2011, ne nje tentative te deshtuar per te marre pushtetin me dhune sipas nje plani te paralajmeruar, lideri i Partise Socialiste ne opozite Edi Rama, organizoi nje rrethim prej 5 oresh dhe sulme te dhunshme kunder Keshillit te Ministrave.
• Ekziston nje situate e tensionuar politike midis qeverise se kryeministrit Sali Berisha, te zgjedhur nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, dhe opozites socialiste.
• Stabiliteti i demokracise shqiptare eshte vendimtar per ambiciet e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.
Pershendesim:
• Perpjekjet dhe reformat bindese te Partise Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, ne permbushje te kritereve te nevojshme per progresin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian.
• Perparimin e dukshem dhe te vazhdueshem, ne zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit te Bashkimit Evropian, e cila ka hyre ne fuqi ne vitin 2009.
• Kontributin e vazhdueshem te Shqiperise per komunitetin e sigurise Euro-Atlantik si vend anetar i NATO-s.
• Rezultatet e hetimeve nga prokuroria mbi procesin e numerimit dhe rezultatin e zgjedhjeve ne zonen e Shkodres, te cilat treguan nje ndryshim prej vetem nje vote nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve te vitit 2009 per zonen e Shkodres.
Inkurajojme:
• Vazhdimin nga ana e qeverise shqiptare te rruges se reformave per te cuar vendin me afer integrimit ne Bashkimin Evropian.
Denojme:
• Perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme nga Edi Rama per rrezimin e qeverise legjitime te Shqiperise te ardhur ne pushtet me zgjedhje demokratike.
Bejme thirrje:
• Opozites shqiptare dhe Z. Edi Rama te nderprese perdorimin e mjeteve dhe taktikave te dhunshme per qellime politike, te ndaloje pershkallezimin e metejshem politik, te respektoje dhe te bashkepunoje me institucionet e Shqiperise dhe ne vecanti te siguroje pjesemarrje te plote ne punimet e Parlamentit.
• Partise Socialiste te bashkepunoje me mazhorancen e zgjedhur per te permiresuar kuadrin elektoral ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR, te angazhohet ne menyre konstruktive ne procesin pergatitor, ne perputhje me detyrimet ligjore dhe te siguroje pjesemarrjen e plote ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj 2011.
• Per nje hetim gjitheperfshires, te pavarur dhe profesional mbi ngjarjet para, gjate dhe pas 21 janarit dhe pershendesim kerkesen e kryeministrit Berisha per asistence nderkombetare.
• Vendeve anetare te BE-se te mbeshtesin politiken e reformave te qeverise shqiptare, e cila synon marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE.