Vlorë, pranga 39-vjeçarit të shpallur në kërkim

Në sajë të një pune hetimore është bërë e mundur ndalimi i një shtetasi të shpallur në kërkim. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin Afrim Rrapaj, 39 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, komuna Kotë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka blerë sende, qe kanë qënë produkt i një vepre penale.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura". Materialet proceduriale do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.