Rama: Protestat vijojnë. Qeveria të reflektojë
03/11/2009 Kreu socialist deklaron vendosmërinë për protesta
“Të respektohet autonomia vendore, Kushtetuta, ligji”
“Opozita do të vazhdojë rrugën e protestave derisa qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve”, - ky ishte qëndrimi i kreu socialist Edi Rama, njëherazi kreu i Bashkisë së kryeqytetit, pas takimit me Jan Mikalef, president i Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE-së. Gjatë ditës së djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i shoqëruar nga drejtuesit e tjerë vendorë, përfaqësues të opozitës, kanë zhvilluar një takim me Ian Micallef, president i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës. Në takimin e zhvilluar bashkiakët socialistë shprehën shqetësimin e tyre për cenimin e autonomisë vendore nga pushteti qendror si dhe vendimin e tyre për të protestuar kundër presionit të qeverisë. “I shpreha presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të gjitha shqetësimet tona, i bëra me dije së bashku me kolegët e tjerë, kryetarë bashkish të opozitës, gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave të opozitës, në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive në tërësi ndaj pushtetit vendor”, - vuri në dukje Rama pas takimit që zhvilloi me Mikalef. Njëkohësisht kryebashkiaku Rama bëri me dije se gjatë fjalës së tij në takim ka njohur zyrtarin e lartë të KE-së edhe me vendimin e marrë nga PS-ja për zhvillimin e protestave për hapjen e kutive. “E njoftova për masat që ne po marrim në drejtim të një proteste të fortë dhe një proteste të gjatë derisa qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Europiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe ligjit dhe do të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës si dhe nga rruga pa krye, që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, - tha Rama pas takimit.