Vlerësohen zhvillimet në vend
03/11/2009 Takimi Topalli–Theodhori II
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në takim personalitetin e lartë të Kishës Ortodokse, Patriarkun e Aleksandrisë Theodhori II. Vizita e Patriarkut të Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës, Theodhori II, është cilësuar si historike, pasi shënon vizitën e parë të këtij niveli në Shqipëri. Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, Patriarku i Aleksandrisë bëri përgëzimet e tij për progresin e arritur nga Shqipëria. “Ju përgëzoj për hapat që Shqipëria ka bërë dhe gjithashtu jam i lumtur që takohem me ju, pasi personaliteti juaj është tepër i njohur për veprimtarinë aktive në këta vjet”, - tha primati i Kishës aleksandrine. Kryetarja e Kuvendit, pasi u shpreh se ndihet e nderuar që pret në këtë vizitë të parë një personalitet kaq të lartë të Kishës Ortodokse, u ndal në marrëdhëniet mes besimeve fetare në Shqipëri. Ajo theksoi se harmonia dhe toleranca mes feve në vendin tonë është një thesar i rrallë.