Rama: “Qeveria ka frikë të aplikojë për anëtarësimin e vendit në BE”
Kreu i PS-së: “Qeveria të përmbushë në kohë kushtet e MSA-së”. Rama: “Gati për të realizuar reformën në Drejtësi e atë zgjedhore”
Shaban Sulçe
Pas marrjes së ftesës së anëtarësimit në NATO, Partia Socialiste premton angazhimin e saj për integrimin e Shqipërisë edhe në Bashkimin Europian. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se PS-ja e inkurajon qeverinë shqiptare që në fillim të vjeshtës së këtij viti ajo të parashtrojë zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, duke pretenduar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
“Partia Socialiste ngulmon që qeveria shqiptare të parashtrojë zyrtarisht aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian në fillim të vjeshtës së ardhshme”, - tha Rama, i cili shprehu edhe njëherë vendosmërinë e PS-së për t’i dhënë fund tranzicionit politik e ekonomik në vendin tonë. Sipas shefit të selisë rozë, procesi i aplikimit për t’u anëtarësuar në BE duhet të paraprihet nga plotësimi i kushteve të MSA-së si dhe realizimi i reformës zgjedhore dhe reformës në Drejtësi.
Kushtet
Kreu i selisë rozë tha se Partia Socialiste kërkon me ngulm nga qeveria shqiptare që të përmbushë detyrimet që burojnë nga kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit që Shqipëria ka nënshkruar me Bashkimin Europian. “Partia Socialiste i kërkon me ngulm qeverisë shqiptare të kryejë me përpikëri të gjitha detyrimet që burojnë nga roli i saj kushtetues në përmbushjen e kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, të përshpejtojë hapat për të realizuar procesin e prodhimit të pasaportave biometrike e të kartave të identitetit dhe të forcojë e modernizojë regjimin kufitar, duke kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si domosdoshmëri drejt liberalizimit të plotë të vizave për qytetarët e qytetaret e Shqipërisë”, - tha Rama.
Reformat
Gjatë deklaratës së tij të djeshme, kreu i Partisë Socialiste konfirmoi edhe njëherë vullnetin e socialistëve për të çuar deri në fund realizimin e reformës në Drejtësi dhe reformës zgjedhore. Rama u bëri ftesë të gjitha forcave politike për të mbështetur paktin për drejtësinë, të propozuar nga Partia Socialiste.
“Si nismëtarë të procesit të diskutimit e bashkëpunimit për një reformë të thellë demokratizuese e modernizuese të sistemit të drejtësisë, Partia Socialiste kërkon mirëkuptimin e domosdoshëm të të gjitha forcave politike për ndërhyrje të studiuara e të debatuara gjerësisht, me të gjitha grupet e interesit e me publikun, në funksion të integrimit të sistemit të drejtësinë shqiptare në korpusin e Drejtësisë Europiane”, - tha Rama. Të njëjtin vullnet ai shprehu edhe për realizimin e reformës zgjedhore, që do të konkretizohet me hartimin e një kodi të ri zgjedhor. “Partia Socialiste rishpreh vullnetin e plotë për të realizuar pa humbur kohë reformën elektorale përmes hartimit të një kodi zgjedhor të ri e koherent me ambicien e qytetarëve të Shqipërisë për zgjedhje të standardeve europiane, duke kërkuar që të gjitha forcat politike të shprehin vullnet konstruktiv dhe të ofrojnë kontributin e tyre në përmbushjen e këtij detyrimi jo vetëm ndaj popullit shqiptar, po edhe ndaj familjes europiane”, - deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
31 Maj 2008