SHBA thirrje lidereve politike Arvizu I jepni fund dhunes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për ndalimin e protestave, shmangien e dhunës, dhe uljen e tensionit. Në daljen e parë zyrtare të Ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, ka mbizotëruar keqardhja dhe shqetësimi për regresin e bërë nga Shqipëria me potestën e dhunshme të së premtes. Diplomati Amerikan e ka quajtur të premten një ditë të tmreshme për Shqipërinë, ku sipas tij nuk pati fitimtarë, por vetëm humbës.
“Dje ishte një ditë e temershme për Shqipërinë ku pati një të vërtetë të sigurt: nuk pati as fitimtarë, as humbës. Është për të ardhur keq që nuk u dëgjuan thirrjet për qetësi. Dhuna nuk ishte e nevojshme dhe duhej parandaluar. Është koha për të riparuar dëmet dhe për të nisur procesin e rimëkëmbjes”, deklaroi Alexander Arvizu- Ambasador i Sh.B.A- ve në Tiranë.
Diplomati Amarikan nuk bëri me dieje detaje të bisedës me kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama një ditë më parë, por bëri thirrje për uljene tensionit dhe gjetjen e kompromisit politik.
“Po unë jam shumë i shqetësuar për thirrjet për demonstrata të tjera. E përsëris nuk është më koha, por është koha për kompromis. Kompromis dhe negociata do të tehotë të heqësh dorë nga dicka që edhe pse beson se mund të kesh të drejtë”, vijoi ai.
Duke shprehur keqardhje për jetët e humbura dhe për të plagusurit, ambasadori amerikan kërkoi hetim të besueshëm. “Ështe e nevojshme që për ngjarjet e djeshme të bëhen hetime të besueshme. Në të njëjtën kohë inkurajoj njerzit që të mos dalin në përfundime të parakohshme, por t’i jepet kohë hetimeve”, tha Arvizu.
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri qëndroi i paanshëm ndaj përgjegjësve të ngjarjeve të djeshme, por i bëri thirrje qeverisë të luftojë më shumë korrupsionin, i cili sipas tij nuk mund të mohohet.
Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 janar 2011 )