E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjehen të përjashtuar nga përfaqësimi në KQZ, kërcënojnë edhe me grevë urie

Një grup deputetësh dhe drejtuesish partish të vogla janë gati që të futen në një grevë urie në rast se nuk merret parasysh kërkesa për revokimin e ndryshimeve Kushtetuese të 21 prillit si dhe ndryshimet në të fundit në Kodin Zgjedhor, përkatësisht në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deputetët e LSI-së, Ilir Meta, Dritan Prifti, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho dhe Ndre Legisi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ai i PS ‘91, Petro Koçi, drejtuesi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deputeti socialist Luan Memushi si dhe Spartak Ngjela, kanë firmosur dje një letër drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, të cilit i shprehin shqetësimin lidhur me ndryshimet Kushtetuese te 21 Prillit 2008, të hartuara dhe miratuara sipas tyre “me shpejtësi nga dy partitë politike PS dhe PD”.
Nënshkruesit e kësaj letre kërkojnë ndërhyrjen e Topit për ndalimin e kësaj masakre siaps tyre, antidemokratike dhe për ët garantuar gjithë përfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›