E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport Progresi, Bregu sulm Ramës, ka bllokuar lejet e ndërtimit

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu Tiranë, 6 Nëntor, 14:540, NOA - Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës pas raportit vjetor të BE-së ndaj progresit në Shqipëri. Gjatë fjalës së lirë në seancën e sotme parlamentare, Bregu u shpreh se sukseset që Shqipëria ka arritur gjatë këtij viti nën udhëheqjen e mazhorancës së djathtë, nuk mund të zbehen nga deklaratat e opozitës. "Në vend të thoshit një fjalë të mirë për progresin e Shqipërisë drejt BE-së dhe jo për progresin e PD-së, u munduat ta nxini atë që paraqitet në Raport. Krahasuar me raportin e Progresit të BE-së gjatë vitit 2004, perceptimi i korrupsionit për vitin 2008 është i përmirësuar. Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe ne nuk e kemi mohuar këtë. Por, tashmë kemi miratuar një strategji sektoriale, po zbatojmë ligjin 'për konfliktin e interesave', duke e vendosur në këtë mënyrë çështjen e korrupsionit një prioritet madhor tonin", tha ministrja Bregu. Bregu akuzoi liderin e PS-së, Edi Rama se ka bllokuar fondet e BE-së për investime në Tiranë. "Fondet e BE-së për shumë projekte, sidomos në Tiranë, nuk mund të lëvrohen nga mos lëshimi i lejeve të ndërtimit nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama. Kjo nuk mund të kuptohet prej tij, pasi ai nuk ecën me orën e BE-së", ajo. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›