Tiranë, 6 të arrestuar brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve në kryeqytet arrestohen 6 shtetas për vepra të ndryshme penale. Burime nga policia bëjnë me dije se nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, u arrit kapja dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin e dënuar Besnik(Astrit) Gjon Bungajaj, 36 vjec, banues në Tiranë. Sipas policisë, 36-vjeçari është dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të 'Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese'.
Gjithashtu policia e kryeqytetit ka arrestuar babë e bir pasi akuzohen për plagosjen e një personi për motive pronësie. Sipas policisë janë arrestuar Besnik dhe Ardian Dumi përkatësisht 53 dhe 18 vjeç, pasi kanë qëlluar me sopatë dhe sende të forta shtetasin Ibrahim Rexhep Dumi, duke e dëmtuar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërkohë policia e kryeqytetit ka bërë të mundur edhe arrestimin e 2 personave për vjedhje. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Fogert Haka 18 vjeç, dhe Mariglen Myftaraj 21 vjeç ku ky i fundit është kapur në flagrancë nga Patrulla e Pergjithshme, duke vjedhur në rrugën "Myslim Keta", brenda ambienteve të banesës se një personi.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 28-vjeçarin Edmond Rushiti, sepse ndaj ketij shtetasi Gjykata e Apelit Tirane ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në Burg".