Rama: Rihetim Durrës-Kukës, Basha pa imunitet
Kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar sot nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës duke nisur edhe nga rasti i fundit të shembjes në tunelin e Kalimashit. "PS i kërkon publikisht Prokurorisë të hetojë ngjarjen e ndodhur në tunelin e Kalimashit, dhe abuzimin që solli shembjen e tunelit", pohoi Rama.
Ai kërkoi heqjen e imunitetit për ministrin Lulëzim Basha, ndërkohë që duhet të marrë në pyetje kryeministrin Berisha dhe ministrin e Transporteve Sokol Olldashi.
"PS kërkon që Prokuroria të heqë edhe një herë imunitetin e Bashës dhe të hetojë edhe të marrë në pyetje Olldashin e Berishën", theksoi Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste tha se qeveria heshti për shembjen e tunelit Rrëshen-Kalimash.
"Media raportoi se në tunelin Rrëshen-Kalimash pati shëmbje. Qeveria nuk tha asnjë fjalë, por heshti. Për qeverinë rruga Durrës-Kukës, kishte përfunduar, por në fakt tuneli u shemb", tha Rama. Kreu i PS-së tha se është anormale që qeveria të mos thotë se çfarë ka ndodhur dhe sa kushton shembja për faturuesit shqiptarë. Sipas Ramës, Berisha ka heshtur për tokën në qendër të Tiranës dhe për grevën e studentëve që kërkojnë të vazhdojnë studimet , duke mos thënë fjalën e saj.
Rama bëri publik edhe vendimin për të dalë sërish në protestë në Tiranë në 20 nëntor për hapjen e kutive të 28 qershorit.