E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti 2009, ministrat raportojnë në Kuvend



Ministrat e kabinetit “Berisha” do të raportojnë në komisionet parlamentare për progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2009. Sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve do të raportojë ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili do të pyetet nga deputetët e komisionit për arritjet dhe problemet që evidentohen në raport. Mësohet se ministri Nishani do të raportojë kryesisht për reformën në drejtësi, ligjet e miratuara deri tani si dhe draftin e plotë që duhet të kalojë në Kuvend për reformimin e sistemit të drejtësisë. Njëkohësisht, edhe ISNTAT do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë për progres-raportin e vitit 2009. Sfidat ekonomike do të jenë në qendër të këtij raportimi. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do të raportojë ministri i Transporteve, Sokoll Olldashi, ndërsa në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale do të raportojë sot ministri i Punës, Spiro Ksera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›