Bojkoti, 8 ambasadorë të BE-së thirrje politikës të gjejë zgjidhje
TIRANË- Tetë ambasadorë të vendeve europiane, akredituar në Tiranë i bëjnë thirrje politikës shqiptare të gjejë zgjidhje për të çuar opozitën në Parlament. Thirrja vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e protestës së madhe të opozitës në Tiranë për haje e kutive.
Ambasadori gjerman Bern Boschardt ndër të tjera ka theksuar se zgjidhja duhet të vijë nga pozita dhe opozita dhe jo nga diplomacia e huaj. Ai ka shtuar se bojkoti po bllokon integrimin e vendit.
Ambasadorët e BE-së u mblodhën për të përkujtuat 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Merrnin pjese, ambasadori gjerman, ai austriak, ambasadorja çeke, etj.
(vijon)
Qëndrimi i PS-së, Rama pret reporterët e KE
data: 6 nentor
TIRANË- Në vijim të takimeve, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dejvid Uilshajër dhe Jako Lakso janë pritur sot nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Në takim mësohet se Rama i ka informuar reporterët me situatën politike në vend. Pas takimit deputeti Ditmir Bushati ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se mes Ramës dhe reporterëve është folur për qëndrimin e PS-së, bojkotin ndaj Kuvendit, zgjedhjet parlamentare dhe lirinë e medias.
Bushati ka theksuar se reporterët janë informuar për situatën politike dhe për qëndrimin e panegociueshëm të opozitës.
Përkundër deklaratës së Berishës për qëndrimin që mbajtën reporterët ne takimin me të, Bushati ka theksuar se qëndrimet do të jenë pjesë e raportit që pritet të hartohet nga ndërkombëtarët.
"Reporterët do të publikojnë qëndrimet në një raport përfundimtar. Janë të pavërteta njoftimet e kryeministrisë që thonë të kundërtën", tha Bushati
Dje Kryeministri Berisha priti në një takim Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jaako Laakso dhe David Wilshire.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, mësohet se reporterët i bënë me dije Kryeministrit se, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, vizita e tyre është një vizitë rutinë, për të shprehur gatishmërinë e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të ndihmuar dhe për të dhënë mbështetjen e saj për Shqipërinë, për çështje me interes të përbashkët.
Në takim u diskutua për situatën pas-zgjedhore në vend. Kryeministri Berisha u bëri me dije reporterëve të Këshillit të Europës se zgjedhjet parlamentare ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri, gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, me infrastrukturën më moderne të teknologjisë së lartë të informacionit, me kuadrin ligjor tërësisht të ri, të hartuar dhe miratuar me konsensus të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës dhe se Ëatchdoog-u i zgjedhjeve konfirmon se nuk ka pasur parregullsi për sa i përket procesit të numërimit apo nxjerrjes së rezultatit. Për sa i përket kërkesave të opozitës në vend për rinumërim, në takim u theksua se, në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar vendimet e gjykatave.
Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u shprehën se i qëndrojnë plotësisht raporteve tashmë të publikuara nga faktori ndërkombëtar për zgjedhjet, përfshi edhe vëzhguesit e dërguar nga KE, dhe se nuk ka nevojë që të diskutohet më për këtë çështje në raportin qe ata po përgatisin. Në takim u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajon