Rama: Rrezikojmë refuzimin nga BE
“Shqipëria rrezikon integrimin, kjo duket qartë dhe vendi ynë ndodhet në një moment të vështirë”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në pritjen që u mbajt për 20-vjetorin e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”. Duke falenderuar këtë fondacion për ndihmën që i ka ofruar vendit, Rama thekson se rrezikojmë dhe refuzimin nga KE.
“Përballemi me rrezikun e dështimit të përsëritur”, tha më tej kryesocialisti, duke saktësuar se PS është e angazhuar për të bërë gjithshka sa i takon.
“I njoha miqtë tanë me kursin më të ri të PS-së. Zgjedhjet e ardhshme, nuk duhet të ngjajnë me të kaluarën. Ne jemi gati të bëhemi pjesë e procesit demokratik, ndonëse vendi ndodhet në një situatë të ëvshtirë”, tha me tej Rama.