Rama Ruçit: Do të të shkarkoj, por do të të mbaj afër
Pas Wikileaks-it, fshesa e Edi Ramës bëhet edhe më e lehtë. Skema e shkarkimeve tashmë ka mbërritur tek Gramozi, të cilit Edvini ia ka konfirmuar personalisht vendimin, duke e lajmëruar se u duhet çelur rruga të rinjve. Mbetet për t’u parë cila vezë do të thyhet e para, ajo e pinjollit të Bllokut, apo ajo e pinjollit të Sigurimit
Dozat e antipatisë që Edi Rama nuk i ka fshehur për Gramzo Ruçin, që para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, për një arsye “madhore” janë shtuar ditët e fundit, të pragfillimit të “politikës së re” të PS-së. Ndërsa, para zgjedhjeve, Edi Rama thirri në ndihmë nja dy deputetët të PS-së për t’i përcjellë (sipas mënyrës së tyre, “ku të ha e ku të djeg”) antipatinë e tij Gramoz Ruçit, në këtë prag fillimi të “politikës së re”, pa dashur të kërkojë ndihmë nga të njëjtët deputetë, apo të tjerë, është Wikiliksi që i ka ofruar këtë ndihmë. Duke e deklaruar Wikiliksi, Gramoz Ruçin “non gratta” për të hyrë në SHBA, Edi Ramës “i ka ardhur zogu në dorë”.
Pa dashur të keqpërdorë ndoca deputetë (ku vetëm njërit i kushton druri “ku të ha e ku të djeg” ndaj Gramoz Ruçit, jo pak, por 500 mijë euro, plus disa shërbime “extra”), Edi Rama, në emër të “politikës së re”, e ka pasur shumë më të lehtë të shfrytëzojë leximin subjektiv të kabllogrameve të Wikiliksit, për ti konfirmuar antipatinë, pse jo edhe “për të bërë dalje” Gramoz Ruçin, pa dhimbje fizike (pse jo edhe pa dhimbje financiare), për burrin që ka pranuar të vishet edhe si grua.
Pikërisht, këtë shans nuk e ka lënë ti humbasë nga duart Edi Rama, i cili ka nxituar dhe me “dashamirësi” ia ka bërë ët ditur edhe Gramoz Ruçit.
Në një takim, të ditëve të fundit, në argumentin se, “me kursin e ri politik, me daljen në Wikileaks dhe me kostot që do të vijnë, duhet të të shkarkojmë...”, Edi Rama e ka paralajmëruar Gramoz Ruçin, se “koha e tij” ka marrë fund.
Cinike, ka qenë argumenti tjetër i përdorur si suport nga Edi Rama, që ia ka artikuluar Gramoz Ruçit, sipas të cilit, “do t’u hapim rrugë të rinjve...”.
Në këtë çast, mësohet se Gramoz Ruçi ka ngritur supet i habitur dhe nuk ka duruar pa lëshuar frazën në formë pyetëse, “po Besnik Barajn, pse “e hoqe qafe’, ai është një i ri, jo i vjetër sa mua...?”.
Edi Rama, mësohet se e ka gëlltitur cinizmin në pyetjen e Gramoz Ruçit dhe i sforcuar, kundër natyrës së tij, ka tentuar “ta ngushëllojë”, burrin që i është dashur të vishet edhe si grua, me “premtimin” sipas të cilit, “por ashtu si deri më tani, do të të mbaj afër...”.
Në këtë moment, mësohet se me gjithë dozat ‘e vetëpërmbajtjes”, Edi Rama “nuk e ka mbajtur veten”, por i ka treguar Gramoz Ruçit, gishtin e mesit të dorës së majtë...
Natyrisht, Gramoz Ruçit nuk i ka pëlqyer “premtimi” i konfirmuar me gishtin e mesit të dorës së majtë të Edi Ramës. Dhe po aq natyrshëm ai duke murmuritur kundërshtimin e tij, duke mos i mbetur as ndonjë “alternativë tjetër” e mundshme, është larguar i çartur nga takimi...
Pas këtij mesazhi të Edi Ramës, duhet të presim se, “veza e kujt tjetër, do të thërrmohet”, nga ata që ju ka dalë emri në kabllogramet e Wikileaksit..., përpara kongresit të 5 nëntorit të PS-së.