E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e mollëve çon në pranga doganierin dhe biznesmenin



DIBËR – Futja kontrabandë e një sasie të madhe mollësh në pikën kufitare të Bllatës ka çuar në pranga një tregtar dhe kanë nisur hetimet ndaj disa punonjësve të doganës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Sektori kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Dibrës ka arrestuar të dielën pasdite disa persona në kuadër të një operacion të koduar me emrin “Doganieri”. Sipas tyre, është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi Mexhid Mija, banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me një kamion një sasi prej 17 mijë kg mollë të importuara nga Maqedonia. Nga verifikimet ka rezultuar se ishin zhdoganuar në doganën e Bllatës vetëm 7000 kg mollë, ndërsa pjesën tjetër prej 9900 kg ka qenë kontrabandë. Pas këtij verifikimi u ndalua edhe shtetasi Almir Dema, me detyrë doganier. Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve Arben Ndreu dhe Selman Doçi, që janë punonjës pranë doganës së Bllatës, të cilët dyshohet të jenë bashkëpunëtorë në kryerjen e këtij krimi ekonomik.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›