Rama: “Shqipëria po vihet nën diktaturën e sekretarit ordiner të Enver Hoxhës”
Opozita proteston në Shkodër për të kërkuar hapjen e kutive të votimit. Partia Socialiste pretendon se i është grabitur një mandat në qarkun e Shkodrës
Shaban Sulçe
Protestat e opozitës për hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit janë zhvendosur dje në qytetin e Shkodrës, aty ku pas Beratit, socialistët pretendojnë se u është grabitur një mandat deputeti për shkak të manipulimeve dhe deformimeve të ndodhura në këto zgjedhje. Partia Socialiste, së bashku me partitë e majta dhe të djathta opozitare, kanë organizuar një miting në Pallatin e Sportit të qytetit të Shkodrës, ku kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit. Liderët e opozitës kanë deklaruar se dhunimi që po i bëhet së drejtës për të numëruar votat është një shenjë e keqe, e cila, sipas tyre, po i paraprin vendosjes së një regjimi diktatorial. Gjatë fjalës së tij në këtë protestë, kryesocialisti Edi Rama u tregua mjaft i ashpër në drejtim të kryeministrit Sali Berisha. Rama tha se qytetarët e Shkodrës u angazhuan në vitet ‘90 për të rrëzuar diktaturën e Enver Hoxhës dhe kurrsesi nuk mund të pranojnë diktaturën e re të Sali Berishës. “Ajo që dua të them sot, me sigurinë më të madhe, është se asnjë qytet në Shqipëri nuk mund ta ndiejë më fort se Shkodra dhe qytetarët e qytetaret e saj rrezikun e afrimit të një regjimi të ri. Por Shkodra nuk e rrëzoi regjimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës për të mbajtur në kurriz 20 vjet më vonë regjimin e diktaturës korruptive të një sekretari ordiner të partisë së Enver Hoxhës”, - tha Rama.
Rama
Duke folur për rëndësinë e hapjes së kutive të votimit, kryesocialisti Edi Rama tha se vetëm një gjë e tillë do ta shpëtonte vendin nga diktatura e re, e cila, sipas tij, po instalohet nga kryeministri Berisha dhe familja e tij. “E vërteta që fshihet në kutitë e 28 qershorit nuk mund të kthehet në katastrofë për Shqipërinë dhe shqiptarët, prandaj ky pushtet që buron nga ajo e vërtetë e fshehur, e cila kërkon ta mbajë me çdo kusht peng, nuk mund t’i qeverisë shqiptarët. Nëse ky pushtet nuk hap kutitë e votimit, do të mbyllet njëherë e mirë në kutinë e turpit dhe nuk do të jetë pushteti që do të qeverisë qeverinë dhe shqiptarët. Ajo që ne kërkojmë është një e drejtë elementare, e drejta e çdo qytetari dhe qytetareje në demokraci për të parë votën e vet në dritën e diellit, për ta parë votën e vet në bazë të së drejtës që i jep ligji dhe të drejtës që i jep Zoti, sepse vota është investimi i secilit për të ardhmen e vet, sepse ato vota që janë në kuti nuk janë pasuri e Sali Berishës, por janë pasuria e çdo shqiptari e shqiptareje. Votat që janë në ato kuti nuk janë mekanizmi përmes të cilit Sali Berisha të vazhdojë të ushtrojë një pushtet absurd dhe abuziv në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por janë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë atyre që më 28 qershor votuan për një Shqipëri më të mirë, votuan për një ekonomi familjare më të sigurt, votuan për të dalë nga varfëria dhe papunësia, votuan për të luftuar korrupsionin, votuan për t’u dhënë krah aspiratave të fëmijëve të tyre. Ato vota ne duam t’i shohim. Ato vota Shqipëria dhe shqiptarët duan t’i shohin. Ato vota duhet të shihen për të parë në sy të vërtetën dhe për t’i kthyer Shqipërisë institucionet e saj, duke filluar nga institucioni i paprekshëm i votës së lirë. Nëse Sali Berisha do ta mbajë forcërisht të mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e popullit sovran”, - tha Rama, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mbështesin protestën e madhe të opozitës në datën 20 nëntor në Tiranë.
Ngjela
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka deklaruar në fjalën e tij se ndodhej mes shkodranëve për t’u kujtuar atyre gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë dhe për të vepruar për të. “Jam këtu jo për të analizuar gjendjen e rëndë, por për ta denoncuar atë si një gjendje të padurueshme në Shqipëri. Jo për të analizuar një qeveri mediokre dhe të paaftë, por gjithsesi të ligjshme, kam ardhur të denoncoj një qeveri të paligjshme, që duhet të ikë një orë e më parë nga skena politike e këtij vendi. Kam ardhur këtu për të larguar këtë qeveri, që drejtohet nga një kryeministër që është kthyer në një turp kombëtar, se nuk përfaqëson kurrkënd”. Sipas Ngjelës, gjithë situata e rënduar në vend vjen vetëm për shkak të manipulimit të votës së 28 qershorit. Kreu i PDL-së i është kthyer edhe Marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë gjatë fjalës së tij përpara protestuesve shkodranë. “Dy janë pikat e lidhura ku ky regjim është kapur dhe nuk ka ku lëviz: kutitë e krimit dhe marrëveshja e krimit, që krijojnë një sistem të plotë të natyrës normale të këtij regjimi. Nëse heshtim, këto dy pika do t’i kemi si vargonj. Nëse kemi forcë t’i shkallojmë, t’ua hedhim fytyrës dhe të ndërtojmë shtetin, institucionet e lira”. Sipas Ngjelës, rrëzimi i qeverisë së Berishës do të sjellë në pak kohë liberalizimin e vizave dhe integrimin e shqiptarëve në Europë.
24 Tetor 2009