Rama: “Si do të dëmshpërblehen fermerët e dëmtuar nga skandali i farërave”
Kreu i PS-së: “Kemi gati projektligjin për dëmshpërblimin e fermerëve” . Rama: “Turp për Berishën dhe qeverinë që heshtën përballë këtij skandali”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se selia rozë ka hartuar dhe tashmë ka gati për të propozuar në Kuvend, projektligjin për dëmshpërblimin e fermerëve, të dëmtuar si rezultat i farërave të skaduara. Rama dënoi heshtjen e qeverisë dhe të kryeministrit Berisha ndaj një çështje jetike që ka të bëjë me bukën e gojës për qindra familje shqiptare, të dëmtuara si rezultat i korrupsionit qeverisës. Kryetari i PS-së tha se shumë shpejt Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë në Kuvend projektligjin për dëmshpërblim për qindra familje të dëmtuara.
Ankesat
Kreu i selisë rozë tha se Partia Socialiste, pasi u vu në dijeni të skandalit të farërave të misrit si dhe pasi pa indiferencën e qeverisë në lidhje me këtë problem, vuri në dispozicion 2 numra telefoni për të administruar të gjitha rastet e familjeve të dëmtuara nga ky skandal. Rama tha se deri tani ka pasur rreth 100 telefonata nga fermerë të dëmtuar nga rrethe të ndryshme të vendit si Dibër, Elbasan, Fier, Tiranë, Kukës dhe Berat. Por kreu i selisë rozë tha se bilanci është më tragjik, pasi shënohen me mijëra familje fermerësh që janë goditur si rezultat i këtij korrupsioni qeveritar. “Këta njerëz kanë mbetur në mes të rrugës dhe pa bukën e gojës, të cilët janë viktimë e mungesës së ligjit dhe të kontrollit të atyre institucioneve shtetërore që duhet të garantojnë kontrollin e farërave dhe imputeve bujqësore kanë ardhur në këto numra telefoni. Janë mijëra familje, sipas të gjitha të dhënave, të cilat kanë humbur bukën e gojës dhe kanë dështuar në një vit ekonomik për familjen e tyre”, - tha Rama.
Iniciativa
Kryetari i Partisë Socialiste denoncoi indiferencën qeverisëse dhe mungesën e iniciativës për t’i dëmshpërblyer këto familje të dëmtuar. Për këtë arsye Rama tha se Partia Socialiste ka gati projektligjin që synon pikërisht dëmshpërblimin e këtyre familjeve. Ai theksoi se ky projektligj bazohet në nenin 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nen i cili thotë se çdo qytetar ka të drejtën të dëmshpërblehet për çdo dëm që vjen si pasojë e shkeljes së ligjit, e veprimit dhe mosveprimit nga ana e qeverisë. “Është qeveria që hesht, është kryeministri që vazhdon paradën e tij të shëmtuar për vepra të pambaruara, apo të cunguara nëpër fshatra dhe hesht për bukën e gojës të mijëra familjeve, që janë dëmtuar drejtpërdrejt për shkak të qeverisjes dhe nga një kompani që sot ka një monopol me rrënjë politike në treg. Partia Socialiste ka gati një projektligj për Kuvendin e Shqipërisë, që mbështet në nenin 44, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Masat e këtij dëmshpërblimi, kriteret, procedurat e përfitimit financiar, janë objekt i këtij projektligji dhe e ftoj Sali Berishën të mos heshtë”, - vijoi Rama.
Skema
Rama theksoi se projektligji i hartuar nga Partia Socialiste synon që t’i dëmshpërblejë fermerët në masën 10%. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, kreu i PS-së shpjegoi edhe skemën e vënies në zbatim të këtij projektligji. “Dëmshpërblimi financiar i menjëhershëm, në masën 100%, në bazë të fitimit të pritshëm, për të gjithë fermerët e dëmtuar nga kultivimi i farës së misrit të pacertifikuar, është thelbi i këtij ligji. Masa e dëmshpërblimit, e cila do të jetë e barabartë me fitimin e munguar apo të pritshëm, do të llogaritet në bazë të sasisë së farës së blerë, sasisë së tokës së mbjellë, shpenzimeve të domosdoshme dhe të nevojshme për kultivim dhe rendimentin e pritshëm. Është detyrim i kryeministrit dhe i qeverisë së tij. Evidentimi i dëmshpërblimit duhet të kryhet me një procedurë vetëdeklarimi. Të gjithë të dëmtuarit duhet të vetëdeklarojnë dëmin e shkaktuar dhe fitimin e pritshëm nëpërmjet një formulari, që në bazë të këtij ligji, duhet të miratohet një orë e më parë me vendim të Këshillit të Ministrave. Vlerësimi i dëmshpërblimit, duke u nisur nga vetëdeklarimi, duhet të bëhet nga drejtoritë e bujqësisë dhe ushqimit, ku përfshihen edhe njësitë e qeverisjeve vendore, ku banon apo kultivon i dëmtuari. Procesi duhet të kryhet pasi të shpërndahen dhe të mblidhen formularët tip. Procedurat e pagesës së dëmshpërblimit duhet të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi duhet t’u bëhet i njohur të interesuarve brenda 3 ditëve pas plotësimit të kësaj procedure dhe të dëmtuarit kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 30 ditëve”, - tha Rama.
10 Shtator 2008