E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet në Francë studentët shqiptarë nisin aplikimet

TIRANE- Studentët që dëshirojnë të studiojnë në Francë kanë afat aplikimi deri më 28 janar.Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë njoftoi sot se ka filluar fushata e pararegjistrimeve 2011-2012 në vitin e parë të studimeve në Francë.
Dosjet për pranimin paraprak në vitin e parë në universitetet franceze mund të tërhiqen nga të interesuarit pranë zyrave të Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të kësaj Ambasade deri në 28 janar 2011.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet më 14 shkurt 2011, nga ora 09:00-13:00, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në sallën “British Council”.
Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë aplikantët, me përjashtim të nxënësve të seksioneve dygjuhëshe dhe nxënësve që kanë nivelin DELF B2 dhe DALF C. Në momentin e depozitimit të dosjeve të regjistrimit kandidatët që do të kalojnë testin TCF duhet të paguajnë 63 €.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›