Katastrofa ekologjike, hidhen në det 60 ton solar
04/06/2009 Ndalohen 6 persona për ndotje të qëllimshme. Asnjë masë nga vendorët për pastrimin
VLORE- Zona e bregdetit në plazhin e vjetër të Vlorës, e konkretisht në vendin e quajtur “Kanali i Motorit”, është ndotur mëngjesin e djeshëm nga sasi të konsiderueshme nafte. Kanë qenë 3 bote nafte, e solari, mbetje të cilat janë zbrazur në këtë zonë qëllimisht nga firma të ndryshme në qytet. Firma në fjalë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur ka deklaruar se në total ka pasur rreth 680 ton mbetje për të zbrazur. Normalisht në këtë zonë është kategorikisht e ndaluar të ketë të tilla derdhje, pasi ndotet zona e plazhit.
Ndotja
Persona tashmë të identifikuar kanë zbrazur pa leje dhe në mënyrë të qëllimshme rreth 60 ton nafte, konkretisht 3 maune me naftë bruto, solar, duke ndotur në një shkallë të lartë jo vetëm bregun e detit, por edhe thellësinë. Pasi solari krijoi një shtresë të konsiderueshme mbi ujë. Fare pranë zonave të banuara, e për më tepër në breg të detit solari ka shkatërruar kështu florën dhe faunën e kësaj zone. Me marrjen e njoftimit për ndotjen janë vënë në lëvizje të gjitha autoritet përgjegjëse, përfshi edhe policinë, e cila ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje. Janë shoqëruar kështu në komisariat 6 persona, ndërsa priten shoqërime të tjera dhe prerjet e fletë-arrestit për përgjegjësit e drejtpërdrejtë të këtij akti të qëllimshëm, që shkaktoi një ndotje të theksuar në zonën e plazhit të vjetër, madje shumë pranë portit të ri të petroliferës, që u inaguarua dje nga Kryeministri Berisha dhe presidenti i grupit PIR, Guido Ottolenghi. Me dhjetëra autobote kanë shkarkuar një sasi të konsiderueshme solari, i cili e kishte prejardhjen nga një prej anijeve që gjendeshin në portin e Vlorës. Pasi ngarkoheshin me solarin e përzierë me ujë autobotet kalonin nëpërmjet pyllit të Sodës dhe shkarkoheshin në afërsi të hidrovorit të qytetit në vendin e quajtur “Kanali i Motorit” duke e derdhur të gjithë sasinë e solarit të përzierë me ujë në kanal, i cili në një distancë prej rreth 300 metrash lidhej drejtpërdrejt me detin.
Impakti
Sasia e madhe e solarit të hedhur në bregdetin vlonjat i ka shkaktuar një dëm vërtet të madh florës dhe faunës detare duke vrarë shumë gjallesa, të cilat kanë qenë të shpërndara përgjatë pjesës detare të ndotur me naftë. Përgjatë vijës detare në pjesën jugore jashtë petroliferës e gjithë pjesa detare ka qenë e ndotur me sasinë e solarit gjë që është e dukshme dhe me sy të lirë. Era e rëndë është ndjerë në të gjithë zonën e pyllit të Sodës. Kjo katastrofë ekologjike e qëllimshme ka ndodhur në një kohë që në qytetin e Vlorës ka nisur sezoni turistik, gjë e cila mund të shkaktojë një dëm shumë të madh për shkak të impaktit me turizmin nëse sasia e naftës mund të jetë shumë e madhe dhe depërton deri në brendësi të plazhit publik. Për sa u përket masave nga ana e autoriteteve të mjedisit askush nuk ka marrë asnjë masë deri në orët e pasdites të ditës së djeshme edhe pse informacioni për ngjarjen është marrë që të martën në mbrëmje.