Rama: Sot është dita për të bashkuar forcat, për të ndëshkuar krimin elektoral
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në fillimin e punimeve të Asamblesë Kombëtare tha se një qeveri që populli nuk e ndal dot me votë, është një regjim që nuk ndalet dot përpara asgjëje. “Është një forcë mbytëse për demokracinë, që nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie ndaj qytetarëve, as për ligjshmërinë, as për ekonominë e vendit, as për korrupsionin e kudo ndodhur, as për varfërimin e pa punësimin e përditshëm të njerëzve, as për rritjen e papërballueshme të çmimeve, as për të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Rama. Sipas tij, “sot është edhe më shumë se dje dita për të bashkuar forcat, për të ndëshkuar krimin elektoral dhe hapur kutitë e shpresës dhe të punësimit përmes protestave pa ndalim”.