E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Varka nuk ka pasur defekt

Redinalda Caushaj
Tragjedia ne Farkes zbulon detaje te tjera nga dosja hetimore. Varka e festes, qe u mori jeten 16 personave, nuk ka pasur asnje defekt ne motor, apo ne trupin e saj. Ky eshte perfundimi i nxjerre deri dje nga ana e specialisteve, qe kane verifikuar dyshimet nese shkak i tragjedise mund te ishte bere ndonje demtim i mjetit lundrues, apo nje defekt ne motor, perpara se te kryhej nisja nga bregu. Prokuroria e Tiranes ka nxjerre dje nje urdher ku behej e ditur qe barka, e cila u mori jeten 16 personave ne liqenin e Farkes, te nxirrej nga uji dhe me pas t'i behej nje ekspertize, ndersa eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale, duke u derguar ne Lunder. Nje grup efektivesh, te ndihmuar edhe nga mjete levizese, kane bere te mundur nxjerrjen e mjetit nga liqeni, ku nuk u konstatuan demtime te renda, ndersa ishte i mbuluar nga nje shtrese xhami plastik. Po dje, dosja hetimore i ka kaluar Linjes nr. 1 ne Prokurorine e Tiranes. Ne varke jane zbuluar edhe canta e qese me ushqime, ndersa permbysja e saj ka marre me vete te mbeturit ne bord.
Varka i mori te gjithe me vete
Specialiste te policise, si dhe hetuesit e Prokurorise se Tiranes, kane bere diten e djeshme nje verifikim paraprak te varkes se tragjedise ne Farke, qe mori jeten e 16 personave dhe mbijetuan vetem tre te tjere. Sipas burimeve nga institucioni i akuzes, ka rezultuar se barka nuk ka pasur ndonje defekt dhe se mjeti lundrues eshte anuar ne krahun e majte te saj, ndersa per shkak te kafazit metalik dhe pjeses qe mbulonte mjetin lundrues, te gjithe viktimat kane mbetur brenda mjetit, edhe pasi ajo eshte permbysur. Nderkohe qe varka do te keqyret edhe nga nje grup ekspertesh, te cilet jane thirrur nga ana e prokurorise. Grupi do te verifikoje me imtesisht objektin e sekuestruar, ndersa paraprakisht mendohet se shkak i mbytjes se saj ka qene mbipesha. Por, nje tjeter shkak mesohet se eshte edhe qendrimi i pasagjereve ne bord jo ne menyre te ekuilibruar, duke humbur dhe drejtpeshimin e varkes.
Gjenden canta e qese me ushqime
Grupi hetimor prej tre personash kane kryer nje verifikim paraprak te mjetit lundrues. Burime nga prokuroria thane mbreme, per gazeten "KJ", se brenda jane gjetur edhe sende personale te viktimave. Behet fjale per disa canta dhe qese me ushqime, te cilat ata nuk i kishin konsumuar, por i moren me vete nga bar-restorant "Liqeni", sapo kane mbaruar festen e 21-vjetorit te Alban Hysaj dhe te binjakeve 3-vjecare. Hetimet ne lidhje tragjedine e kater diteve me pare do te vazhdojne me marrjen ne pyetje te deshmitareve okulare te kesaj ngjarjeje. Jane tre te mbijetuarit, si dhe vajza e pronarit te lokalit, edhe ky i vdekur, e cila ka qene nje nga personat qe ka ndihmuar te mbijetuarit. Ne tragjedi humben jeten pjesetare nga pese familje. Tre prej tyre i perkisnin familjes Hysaj, tete familjes Osmani, mes te cileve dy femije, dy te familjes Spahiu dhe Blamo e nje i familjes Dibra.
Ministria e Brendshme: Kaluam fondin per shpenzimet
Ministria e Brendshme deklaroi dje se ka bere kalimin e te gjitha parave te akorduara nga qeveria dhe te celura nga fondi rezerve. Ashtu sikurse u deklarua, ky fond prej 8 milione lekesh ka kaluar ne llogarite bankare te bashkive dhe komunave ku banonin viktimat e tragjedise se farkes. Per secilen prej viktimave u dhane nga 500 mije leke te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›