Rama: Të hapen kutitë ku ka dyshime
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se opozita kërkon hapjen e të gjitha kutive ku ka dyshime. Në një intervistë në "News 24", kreu i selisë rozë tha se bojkoti do të zgjasë derisa të ketë transparencë nga ana e një komisioni parlamentar hetimor të pavarur për zgjedhjet e 28 qershorit. "Në Shqipëri nuk mund të ketë proces zgjedhor në të ardhmen e afërt nëse procesi zgjedhor nuk bëhet transparent dhe nga ky proces nuk nxirren të gjitha mësimet e nevojshme për të reflektuar në ligj", tha Rama. Ne, vijoi, ai, në fakt kërkojmë që t‘i japim fund traditës së shëmtuar dhe të padenjë të zgjedhjeve të cenuara. "Ky proces krijon krizë politike në Shqipëri dhe nuk mund të marrë fund nëse nuk hetohen zgjedhjet. Ne kërkojmë transparencë dhe ne kërkojmë hapjen e kutive në çdo kuti ku ne gjykojmë se duhet bërë transparencë, qoftë për votat, qoftë për materialin zgjedhor", u shpreh Rama.
Berisha dhe Ilir Meta, tha ai, fshihen pa vendimit të gjykatës, ndërsa opozita kërkon diçka që nuk bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Duke vlerësuar se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk e kaloi provën, kreu socialist vuri në dukje se në 28 qershor nuk u numërua siç duhej vullneti i shqiptarëve. "Raporti i OSBE-ODIHR thotë diçka që një e treta e numërimit është bërë keq. E pra në një ndeshje ku rezultati del si pasojë e një numërimi të keq në një të tretën e qendrave çfarë mbetet për t‘u diskutuar më tutje dhe çfarë mbetet për të lënë pa bërë nëse nuk hapen kutitë e votimit aty ku qëndron edhe e vërteta e 28 qershorit dhe aty ku lexohet qartësisht vullneti i popullit", vijoi kreu socialist. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është shprehje e një deformimi të rëndë ndaj PS është jashtë Parlamentit dhe kërkon me çdo kusht që të rivendoset legjitimiteti i Parlamentit. "Për sa kohë që zgjedhjet e 28 qershorit nuk janë transparente dhe përderisa nuk ka hetim, jo vetëm ato zgjedhje PS nuk i njeh si një proces normal politik dhe demokratik, por përkundrazi kjo është baza e kontestimit", nënvizoi Rama.