PS dhe ministria përplasen për tërmetin në Dibër
Dëmshpërblimi i banorëve të Dibrës, të cilët një muaj më parë u prekën nga tërmeti, shkaktoi shkëmbim deklaratash mes Partisë Socialiste dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme. Deputeti socialist, Qemal Minxhozi, tha se janë 1000 banorë të Gjoricës, Shupenzës, Maqellarës, që vuajnë që prej 6 shtatorit në qiell të hapur dhe pa një strehë mbi krye. "Trajtimi që qeveria aktuale i ka bërë tërmetit, është një shembull i qartë i papërgjegjshmërisë dhe sensibilitetit të ulët të organeve përgjegjëse të shtetit për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit, rindërtimin e shtëpive, heqjen e banorëve nga çadrat në qiell të hapur dhe rikthimin e normalitetit në të gjithë zonën", tha ai. Sipas deputetit të kësaj zonë, deri tani asnjë nga shtëpitë e dëmtuara rëndë nuk është riparuar, ndërkohë që ka pasur një diskriminim në shpërndarjen e fondeve për riparimin e shtëpive të dëmtuara. Minxhozi vuri në dukje se flitet nga banorët jo thjesht për mungesë transparence, por për korrupsion në shpërndarjen e këtyre fondeve. "Partia Socialiste dënon me forcë këtë trajtim shpërfillës që qeveria i ka bërë kësaj drame të rëndë për verilindjen, zonën më të varfër të Shqipërisë. Ajo ngre sot zërin me forcë, në mbështetje të kërkesave minimale, më se të realizueshme që kanë banorët, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik për vonesën e pafalshme për normalizimin e jetës në këtë zone", tha ai. Në një reagim të mëvonshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile hodhi poshtë deklaratën e papërgjegjshme të deputetit të Partisë Socialiste, Qemal Minxhozi, lidhur me trajtimin nga qeveria të dëmeve të tërmetit në Dibër. "Deklarata e bërë në selinë e Partisë Socialiste dëshmon së pari mungesën e informacionit dhe së dyti keqpërdorimin e një fatkeqësie natyrore për interesa të mirëfillta politike", tha drejtori i emergjencave civile, Alfred Olli. Olli vuri në dukje se nga inspektimi dhe vlerësimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, u krye nga data 09.09.2009 deri më datë 30.09.2009.
"Mbi bazën e vlerësimeve u hartua projektvendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e ndihmës financiare familjeve me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 985, datë 30.09.2009, miratoi një ndihmë financiare prej 129359122 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e dy) lekë", shtoi Olli.
Ai mohoi deklaratën e deputetit socialist, Minxhozi, që artikuloi se 1000 familje në zonën e Dibrës vazhdojnë të mbeten pa strehë.
Ai siguroi se i gjithë procesi i menaxhimit dhe trajtimit të dëmeve të tërmetit në Dibër është kryer në kushtet e transparencës së plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e qeverisjes vendore.
A.Th.