Rama: Të hetohet shembja e tunelit Rrëshen-Kalimash

Kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar sot hetimin e shkaqeve që ccuan në shembjen e tunelit Rrëshen-Kalimash. "PS i kërkon publikisht Prokurorisë të hetojë ngjarjen e ndodhur në tunelin e Kalimashit, dhe abuzimin që solli shembjen e tunelit", pohoi kreu i PS-së. Edi Rama ka kërkuar që Prokuroria të heqë edhe një herë imunitetin e Bashës dhe të hetojë edhe ministrin aktual, Olldashin. Sipas Ramës, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duhet të japë llogari për këtë shembje. Kryetari i Partisë Socialiste tha se qeveria heshti për shembjen e tunelit Rrëshen-Kalimash.
"Media raportoi se në tunelin Rrëshen-Kalimash pati shëmbje. Qeveria nuk tha asnjë fjalë, por heshti. Për qeverinë rruga Durrës-Kukës, kishte përfunduar, por në fakt tuneli u shemb", tha Rama. Kreu i PS-së tha se është anormale që qeveria të mos thotë se çfarë ka ndodhur dhe sa kushton shembja për faturuesit shqiptarë. PS i ka kërkuar qeverisë dhe Berishës të mos ndalojë mediat për të informuar për këtë shembje të tunelit më të madh të vendit. Sipas Ramës, Berisha ka heshtur për tokën në qendër të Tiranës dhe për grevën e studentëve që kërkojnë të vazhdojnë studimet , duke mos thënë fjalën e saj.
Rama bëri publik edhe vendimin për të dalë sërish në protestë në Tiranë në 20 nëntor për hapjen e kutive të 28 qershorit.