E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Transparenca, askush mos dyshoje ne durimin tone Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vijoi dje turin e tij nen moton "Hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine", nga ku i beri thirrje kryeministrit Berisha, qe te hape kutite dhe te mos dyshoje ne durimin e opozites. Nga qyteti i Elbasanit, Rama tha se Shqiperia ka nje opozite rreth te ciles jane afruar per here te pare edhe forca te tjera politike cka tregon rendesine qe ka kauza jone. Sipas tij, me solidaritetin qe tregojne forcat e opozites arritja e suksesit te qellimit te madh qe i kane vene vetes eshte plotesisht i arritshem. "Jam i detyruar te sqaroj se kjo periudhe e ndermjetme nuk tregon deshtim e te se majtes, por perkundrazi pergjegjshmerine e madhe te nje force politike qe do vije se shpejti ne pushtet", theksoi Rama. Ai tha se kur ka rruge per dialog ato Partia Socialiste eshte e para qe si nje force politike serioze, e krijuar per te ardhur ne pushtet, te tregoje vlerat e politikes se qyteteruar dhe asaj per te cilen ka nevoje vendi yne. Kryesocialisti nenvizoi se jane ne kete ndalese sepse shpresojne tek zhvillimi i dialogut. "Me kete kundershtar me te cilin jemi ne kete beteje e majta po tregon vlera dhe askush nuk duhet te dyshoje ne durimin tone kaq te madh ne kete veprim. Ne te kundert nese nuk ka zgjidhje ne jemi te gatshem te vazhdojme ne rrugen e nisur", u shpreh Rama. Lideri i PS i beri thirrje Kryeministrit Berisha qe te mos i ike te vertetes sepse PS eshte per dialog dhe transparence. Per te, sot PS eshte me e forte se kurre dhe me e vetedijshme se kurre per kauzen e saj. Ai tha gjithashtu se ne kete vend ka plot njerez qe kontribuojne per te majten qe neser do te qeverise vendin. "Beteja opozitare i ka dhene Partise Socialiste permasat e nje force politike qe garanton nje qeveri dinjitoze, qe do te varet nga njerezit qe e zgjedhin ate. Jemi krenar e qe Shqiperia i ka burimet njerezore per ta bere ate ashtu sikurse e enderrojme te gjithe", vijoi me tej kryesocialisti. Prandaj, tha Rama, PS kur te vije ne pushtet duhet te marre ne konsiderate kontributin e grevisteve te urise. Sipas tij, beteja e opozites eshte e shenjte sepse ajo ka per qellim luften per transparencen, luften per te garantuar lirite dhe te drejtat e shqiptareve, te cilat qeveria e sotme i shkel me te "dyja kembet" diten e naten. "Nuk ka shpetim nese nuk behet transparenca. Ne vertet jemi shprehur qarte e te vendosur per dialog por me nje kusht qe te behet transparenca. Ne kushtet aktuale ndjejme keqardhje per mesymjen e pushtetit ndaj mediave kritike dhe kundershtareve te saj politike te ciles me kuraje duhet ti vihet fre", u shpreh me tej lideri i opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›