Rama: “Transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit është dialogu ynë”
Kreu i PS-së: “Greva është sakrifica më e madhe e opozitës për lirinë”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke marrë shkas nga takimi i Presidentit të Republikës Bamir Topi me ndërkombëtarët dy ditë më parë,deklaroi se opozita është e gatshme të dialogojë për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Ramës, transparenca e zgjedhjeve është e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë politike.
Deklarata e kreut të PS-së ka ardhur dje pas vizitës që u bëri pesë grevistëve të shtruar në Spitalin Infektiv. “Ne jemi të gatshëm jo vetëm të dialogojmë, por dhe të gjejmë rrugën e zgjidhjes, por edhe të bindur se rruga e vetme e zgjidhjes është rruga e transparencës”, - u shpreh Rama. Përsa i përket aktit sublim të 22 deputetëve dhe 200 mbështetësve, kryesocialisti Rama tha se kjo është sakrifica më e madhe ndaj një opozite të palëkundur në kërkim të diçkaje kaq elementare si liria. Sipas kreut socialist, përgjegjësia për gjithë situatën e krijuar politike bie direkt mbi kryeministrin Sali Berisha. “Ata që nuk reflektojnë mbajnë përgjegjësinë e atyre shpirtrave brenda atyre trupave që po sakrifikohen për një kauzë të madhe, e mban ekskluzivisht pushteti dhe posaçërisht Berisha”.
Takimi
Dy ditë më parë, kreu i shtetit, Bamir Topi, zhvilloi një takim me ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan, atë të Spanjës, Manuel Montobio, me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, John Withers. Topi në takim ka pritur zv.kryeministrin, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta. Siç duket, po vijojnë negociatat nga presidenti Topi për të ulur sërish në tavolinë dy kundërshtarët, Berisha-Rama. Bashkëbiseduesit e vunë theksin në rëndësinë e rifillimit sa më të shpejtë të dialogut politik institucional, i cili është një hap sa i domosdoshëm, aq dhe i rëndësishëm për kapërcimin e situatës së krijuar dhe zgjidhjen e saj në kërkim të ruajtjes së standardeve institucionale, të forcimit të vlerave demokratike në Shqipëri dhe ecurisë së suksesshme drejt integrimit të plotë të saj në Bashkimin Europian.
Opozita
Partia Socialiste, gjatë 9 muajve ka qenë kurdoherë e gatshme për të dhënë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës politike përmes dialogut. Transparenca e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive është kushti kryesor i këtij dialogu. Partia më e madhe e opozitës ia ka bërë të qartë maxhorancës se fillimi i dialogut në tryezë duhet të fillojë që nga këto kuti. Por, me sa duket, kutitë për maxhorancën janë dhe do të mbeten “thembra e Akilit” që tremb mandatin e kësaj qeverie, edhe pse nga opozita nuk kërkohet përmbysja e rezultatit në tavolinë. Në fakt, edhe pse u pranua ngritja e një komisioni hetimor me objekt hetimi zgjedhjet e 28 qershorit, sërish kryeministri bëri lojën e radhës duke mos lejuar që opozita të ketë shumicën e saj në këtë komision. Greva e urisë në bulevardin para Kryeministrisë është lëvizja më e fundit e opozitës për të kushtëzuar kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit.
10 Maj 2010