E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ulem në tryezën e presidentit. Berisha: Vij kur Topi t’ia ndryshojë mendjen RamësNga Tema UPDATE- Rezoluta e Këshillit të Europës për hetimin e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e krizës politike, që po dëmton interesat e vendit, është lexuar

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama: Ulem në tryezën e presidentit. Berisha: Vij kur Topi t’ia ndryshojë mendjen RamësNga Tema
UPDATE- Rezoluta e Këshillit të Europës për hetimin e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e krizës politike, që po dëmton interesat e vendit, është lexuar nga palët sipas interesave të tyre, duke mos ndryshuar aspak qëndrim.
I pari ka dalë në një konferencë për shtyp kryeministri Sali Berisha, që tha se rezoluta ishte një apel për kthimin e opozitës në Kuvend. Berisha tha se do ketë hetim, por jo hapje të kutive. Kryeministri përmendi se në rezolutë ishte parashikuar se hetimi nuk do cenonte ligjin dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e hetimeve parlamentare.
Berisha, i pyetur për rolin e presidentit në zgjidhjen e krizës, tha se është gati që të ulet në tryezë me ndërmjetësimin e cilitdo që i mbush mendjen Ramës të mos cenojë ligjin duke hapur kutitë. Në fund Berisha ka bërë dhe një kërcënim për mandatet.
Pak më vonë në konferencë për shtyp ka dalë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, që tha se nuk do ketë hap prapa, dhe opozita do kërkojë hapjen e kutive. Rama tha se kjo është një e drejtë ligjore e çdo qytetari për të parë të zbardhur votën e tij. Rama tha se në rast se nuk do plotësohet kjo kërkesë e opozitës për transparencë, atëherë do vijojnë protestat demokratike deri në rrëzimin e qeverisë. Kryetari i PS deklaroi se është i gatshëm që të ulet në tryezë më presidentin Topi. Rama tha se ky është një president që është zgjedhur nga mazhoranca e Berishës.
Rama tha se Berisha nuk mund të flasë për Kushtetutën, pasi e ka shkelur më së pakti 30 herë atë, dhe në 16 raste këto shkelje i ka kapur Gjykata Kushtetuese. Rama shtoi gjithashtu se ata asnjëherë nuk kanë kërkuar të bëjnë hetim të paligjshëm.

***

Kriza në Shqipëri është marrë seriozisht nga Këshilli i Europës që do dërgojë në vendin tonë drejtuesit më të lartë të Asamblesë për të ndihmuar në zgjidhjen e saj. Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
“Në mbyllje të debatit të saj për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi nga Komiteti Presidencial, të shoqëruar nga bashkëraportuesit e Komisionit të Monitorimit për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David Ëilshire që të vizitojnë sa më shpejt të jetë e mundur Shqipërinë për të ndihmuar në rikthimin e dialogut politik atje.
Komiteti Presidencial përfshin Presidentin e Asamblesë Parlamentare, kryetarët e grupeve politike dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë.
Asambleja shpreh keqardhje që kriza politike po dëmton rëndë politikën shqiptare pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, me Partinë Socialiste në opozitë që bojkoton parlamentin dhe konteston legjitimitetin politik të qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike.
Për t’i dhënë fund këtij ngërçi, Asambleja i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ngrejë pa vonesë, një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve.
Asambleja shpreh keqardhje që mungesa e dialogut politik ka bllokuar procesin e reformave, që kur mazhoranca qeverisëse nuk ka dy të tretat e shumicës së nevojshme për të kalur reformat kushtetuese; i bën thirrje opozitës të kthehet në parlament dhe të marrë plotësisht pjesë në punimet e tij.”

***

Këshilli i Europës ka miratuar rezolutën për Shqipërinë duke deklaruar se vendi ndodhet në krizë. Asambleja parlamentare ka diskutuar në një sallë të zbrazur si rrallë herë në historinë e saj, megjithatë debatet nuk kanë munguar. Kryetari i delegacionit shqiptar, Ilir Rusmali ka kërkuar disa herë që në rezolutë të mos përdoret termi krizë e fortë politike, por të thuhet thjeshtë situate politike. Por në diskutimin e tyre, raporterët që kanë hartuar tekstin, kanë deklaruar se kriza duket për shkak se tashmë ka protesta, njerëzit kanë zbritur në shesh, ka fyerje dhe sulme të ndërsjellta dhe njerëzit janë të lodhur.
Në rezolutën e miratuar mbrëmë është kërkuar që qeveria të ngrejë sa më shpejt një komision për hetimin e zgjedhjeve, dhe opozita të kthehet në Kuvend për të kontribuar për reformat në vend.
Gjithashtu është kërkuar që roli i presidentit të jetë kycc në zgjidhjen e krizës. Mazhoranca ka kërkuar disa herë që të kërkojë një ndërhyrje sa më të vogël të ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës, kjo pasi në rezolutë parashikohej edhe ndërhyrja e trojkës europiane në rast të moszgjidhjes së situatës. Mazhoranca, e cila e ka presidentin nga radhët e saj, e ka kundërshtuar disa herë, dhe nuk është shprehur kurrë në favor të negocimit në prani të tij.
Rezoluta ndërkombëtarizoi krizën, ndërsa në Tiranë palët menjëherë kanë komentuar në mënyrën e tyre dokumentin e rëndësishëm të KiE. Opozita e ka cilësuar një hap shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës, ndërsa mazhoranca e quajti një sinjal në drejtim të opozitës për të ndaluar bojkotin. Kryetarja e Kuvendit tha se janë pranuar disa amendemente të rëndësishme të propozuar nga mazhoranca. Duket se një pikë kycce që do kthejë debatin në vend do jetë hetimi, pasi KiE kërkon hetim të kufizuar, por pa përcaktuar se ccfarë do të thotë kjo. Mazhoranca e sheh këtë si një sinjal se hetimi nuk do sjellë hapjen e kutive.
Ndërkohë në faqen e Asamblesë së Këshillit të Europës është bërë edhe një sqarim në lidhje me kredencialet e delegacionit tonë. Aty thuhet se kredencialet u shkrinë, por vendi duhet të zgjidhë situatën politike ccka do i lejojë të sjellë në Asamble një delegacion të plotë në kushte normale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›