Rama: VIP-at e partisë nuk do jenë në krye të listave
Kreu socialist Edi Rama ka zbuluar dje gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare..
Aristir Lumezi
.. formulën e hartimit të listave të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Rama ka garantuar se në krye të listave të rajoneve nuk do të jenë emrat e njohur të selisë rozë, të grupit parlamentar. “As Veltroni dhe as Berluskoni nuk ishin në krye të listës së kandidatëve, as unë nuk do jem”, u shpreh Rama. Kjo deklaratë e Ramës ka ngjallur shqetësim në radhët e deputetëve socialistë, një pjesë e të cilëve anëtarë të vjetër kryesie, por ka ngjallur shpresë tek të rinjtë e asamblesë, të cilët kanë parë te deklarata e kryetarit socialist shpresën se rruga për ta drejt Kuvendit po hapet. Sipas Ramës, listat e kandidatëve do të drejtohen nga njerëz të spikatur të çdo rajoni apo qarku, të cilët kanë mbështetjen e një mase të madhe zgjedhësish. Për të konkretizuar idenë e tij, e cila duket se nuk është kristalizuar qartë tek vetë ai, Rama ka sjellë zgjedhjet e fundit në Itali. “Në Siçili gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, në krye të listës nuk ishte as Veltroni dhe as Berluskoni, por ishte e veja e një prokurori, i cili ishte vrarë nga mafia siçiliane, e cila kishte shumë mbështetje në komunitet”, u shpreh Rama. Këto deklarata Rama i bëri pas interesimit të ish-sekretarit socialist për çështjet ligjore, Ilir Zela, rreth strategjisë që do të ndjekë PS-ja për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Deklarata e Ramës se do të jetë në krye të listave të kandidatëve, duket se hap debate dhe diskutime rreth kandidimit të tij të mundshëm për deputet, apo mbajtjes së mandatit katërvjeçar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Burime pranë tij shprehen se në rast fitoreje të zgjedhjeve të përgjithshme të 2009, Rama të mbajë dhe postin e kryetarit të bashkisë dhe atë të kryeministrit të vendit. Gjatë sqarimit të strategjisë së tij për listat, Rama është shprehur se do të ketë tre seksione; seksioni i parë i përbërë nga ata kandidatë që garantojnë fitoren për në Kuvendin e ardhshëm, seksioni i dytë përfaqëson ata që shpresojnë të hyjnë në Kuvend, por që probabiliteti për ta nuk është absolut dhe seksioni i tretë janë ata që s’mund të kalojnë në Kuvendin e ardhshëm. Rama është shprehur se me ata që s’do mundin të bëhen deputetë nga listat e PS-së, do të bashkëpunojë ngushtësisht në qeverisjen e ardhshme. Rreth një vit para zgjedhjeve parlamentare, kreu socialist i ka cilësuar forcat brenda PS-së si deputetët që duan të rikonfirmohen, por dhe të rinj që duan të provojnë për të marrë mandatin e deputetit. Sipas Ramës, rruga është e hapur për të gjithë.
Qeveria
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të socialistëve, Rama akuzoi qeverinë e maxhorancës aktuale se nuk di të qeverisë vendin. “Ne sot kemi një shtet që ekziston vetëm në letër dhe një pushtet që ekzekuton një vullnet, që në pjesën më të madhe të tij është vullneti i një pale në dëm të të gjithë të tjerëve, të një pale që përfaqësohet nga ekskluziviteti i një grushti njerëzish mbi të gjithë Shqipërinë dhe gjithë shoqërinë”, tha Rama. Sipas tij, PS-ja nuk është në opozitë me Berishën, por me prapambetjen që ajo ka sjellë për t’i dhënë fund njëherë e mirë asaj. “Ne nuk jemi në opozitë thjesht dhe vetëm me Sali Berishën dhe me ministrat e tij, ata janë shëmbëlltyra e një të keqeje që shtrihet shumë më thellë, që i ka rrënjët tek një histori që ne kemi misionin ta ndryshojmë. Ne jemi në opozitë me prapambetjen, ne jemi në opozitë me injorancën. Ne jemi në opozitë me një varfëri dhe një papunësi që është rezultat i një të keqeje që do të na mbysë nesër ne në pushtet, në rast se ne nuk ndërtojmë një pushtet që të burojë nga nevoja për të mundur të keqen, jo nga nevoja për të sunduar gjysmën tjetër, as nga sensi i një rotacioni politik që nuk është asgjë tjetër prej 17 vitesh, veçse rotacioni i ekskluzivitetit mbi pasuritë publike. Ky është thelbi i betejës sonë. Nuk jemi këtu për të mbajtur karriget të ngjitura pas trupit. Unë jo. E kam thënë dhe e përsëris. Unë jam një qytetar i angazhuar që dua të jetoj dhe të vdes në vendin tim”, u shpreh Rama. Duke komentuar shifrat e rritjes ekonomike të vendit të deklaruara nga qeveria, Rama tha se, “kjo është një rritje që nesër mund të na lërë gojë hapur para mundësisë për të zhvilluar vendin për shkak se kemi ngritur kudo në mënyrën më skandaloze dhe kriminale dhe kemi krijuar një kulturë të zhvillimit, që në fakt është një kulturë e të jetuarit sot për sot, në kurriz të brezave që vijnë”.
Asambleja jep OK për Kodin pa parë draftin
Asambleja socialiste ka dhënë OK për Kodin Zgjedhor, i cili tashmë është në tavolinën e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ka qenë bashkëkryetari i këtij komisioni, sekretari ligjor në PS, Fatmir Xhafaj, i cili ka dhënë një informacion në parim për punën që është bërë për hartimin e draftit të vetëm që është përgatitur për Kodin Zgjedhor, numrin e specialistëve që kanë punuar për të dhe vështirësitë që dalin për miratimin e tij. Por anëtarët e asamblesë nuk janë njohur me draftin e përgatitur nga ekspertët e selisë rozë, pasi është konsideruar me pasoja për vazhdimin e negociatave mes anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mësohet se sipas sekretarit ligjor, çështjet që janë pikante në kod janë përgatitur me disa alternativa, në mënyrë që të ketë një zgjidhje të pranueshme dhe të parashikuar nga PS-ja për Kodin e ri Zgjedhor. Xhafaj është shprehur se qëllimi i socialistëve është mbyllja e kësaj çështje brenda këtij sesioni parlamentar. Ish-sekretari socialist për çështjet zgjedhore, Ilir Zela, ka kërkuar që në kod të bëhet kujdes, por mbylljen e hapësirave manipuluese të zgjedhjeve nga ana e pushtetit dhe Sali Berishës. “Sali Berisha nuk ka ndryshuar, është po ai i 1996 apo 2005 dhe për këtë kërkohet të mbyllen të gjitha hapësirat nga të cilat ai mund të manipulojë votën e qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Zela. Vendimi i fundit i asamblesë socialiste, ishte miratimi i sistemit proporcional rajonal spanjoll të paraqitur nga sekretari socialist për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami dhe pse ndryshimet kushtetuese prekën dhe çështje të tjera të rëndësishme, që erdhën si propozime të Partisë Demokratike.
Servet Pëllumbi
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, mungoi dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Nuk dihen shkaqet e kësaj mungese, por pak ditë më parë profesori ishte mjaft kritik me mënyrën e bërjes opozitë nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama. Edhe në mbledhjen e asamblesë të zhvilluar në Shkodër, Pëllumbi kritikoi tezat e Edi Ramës për një koalicion përtej të majtës dhe të djathtës.
Erion Braçe
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, një nga eksponentët më opozitarë brenda grupit, nuk ishte dje në mbledhjen e asamblesë. Edhe Braçe i është shtuar personave oponentë brenda PS-së, duke kërkuar një angazhim më të madh dhe veprim më opozitar të PS-së në mbështetje të shtresave në nevojë. Braçe i ka ngritur rezervat e tij edhe në mbledhjen e kryesisë, e cila u zhvillua pak ditë më parë.
Rama mbledh asamblenë në rrethe
Kreu socialist Edi Rama, që prej kongresit të fundit zgjedhor të PS-së, ka zhvilluar disa mbledhje asambleje dhe kryesie jashtë kryeqytetit. Filozofia e Ramës për të dalë jashtë kryeqytetit sa më afër realitetit shqiptar nisi të praktikohet menjëherë. Mbledhja e parë e kësaj asambleje, ajo e konstituimit u zhvillua në hotel “Sheraton” në Tiranë, e më pas mbledhjet e tjera janë zhvilluar në qytete të ndryshme. Menjëherë pas saj, asambleja u mblodh në qytetin e Shkodrës, atje ku socialistët e kanë pasur të pamundur të fitonin deputetë. Pas saj, mbledhja e radhës u zhvillua në bashkinë e Vorës, e cila erdhi pak kohë pas tragjedisë së Gërdecit. Asambleja socialiste shërbeu dhe si një mundësi për të qenë më afër këtij komuniteti në ditët më të vështira të tij. Mbledhja e djeshme e asamblesë kombëtare është e katërta në radhë, pikërisht në një nga qytetet me probleme të rënda sociale siç është Fieri. Por edhe mbledhjet e kryesisë socialiste, shumica e tyre janë zhvilluar jashtë Tiranës. Libofsha e Fierit, Mamurrasi, Burreli dhe Golemi i Lushnjës, kanë qenë disa nga qendrat ku ka zhvilluar mbledhjen e saj kryesia socialiste.
“Rama si flutura në merimangën e Berishës”
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha dje se kryetari i PS-së është i kapur nga kryeministri i vendit. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë një komunikimi me mediat.
Aristir Lumezi
“Për fat të keq, mua më duket që kryetari i Partisë Socialiste është si një flutur shumëngjyrëshe që ka rënë në merimangën e Berishës, por që neve nuk na vjen aspak mirë për këtë. Ne do të përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë të jetë e mundur, por edhe ai vetë duhet të bëjë përpjekje që të dalë nga kjo merimangë, aq më tepër kur bëhet fjalë tashmë edhe për Kodin e ri Zgjedhor”, u shpreh Meta. Duke e konsideruar koalicionin “E majta për Integrim” si vendimtar në fitoren e të majtës në zgjedhjet e 2009, Meta tha se, “ky koalicion do të ketë rolin kryesor në përmbysjen e raporteve elektorale në Shqipëri dhe në fitoren e forcave progresiste në vitin 2009”. “Pas vitit 2009 ne do ta ndihmojmë, se do të kemi shumë më tepër mundësi, edhe Edi Ramën, si kryetar të Bashkisë së Tiranës, që t’i kthehet punëve të kryeqytetit dhe të ketë një mbyllje sa më dinjitoze të mandatit të tij të tretë, në krye të kësaj Bashkie, ashtu sikurse ka bërë edhe premtimin dy ditë përpara se të merrte këtë mandat”, tha Meta. Kreu i LSI-së i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për mënyrën e bërjes së opozitës, duke u shprehur se opozita që bën PS-ja shkon në ndihmë të Sali Berishës dhe maxhorancës së tij. “Partia Socialiste për fat të keq e ka ndihmuar Sali Berishën me votat e saj më 21 Prill, për të marrë kontrollin e gjithë institucioneve të tjera dhe për të ecur me dhunë në një marshim autoritarist dhe antidemokratik. Kemi një opozitë, pra kjo që drejton kryetari i Partisë Socialiste, e cila në vend që të mbrojë Kushtetutën, në vend që të mbrojë pavarësinë e institucionit të Presidentit, si garant për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, merr kjo iniciativën për të propozuar një rregullore në Kuvend, që del mbi Kushtetutën dhe që ndihmon Sali Berishën për t’i lidhur duart Presidentit të Republikës, në kompetencat e tij kushtetuese”, tha Meta. Një nga pikat më të nxehta të politikës së ditës, por dhe kushte të bashkëpunimit të ardhshëm, Kodi Zgjedhor, duket se do jetë çelësi, i cili do përcaktojë dhe të ardhmen e së majtës. LSI jep propozimet e saj për Kodin e ri Zgjedhor. Sipas Ilir Metës, qëndrimet e LSI-së për Kodin konsistojnë në respektimin e thelbit të proporcionalitetit të sistemit, përderisa ata zgjodhën sistemin proporcional-rajonal. “Për të korrigjuar këtë, duhet padyshim që të ketë një formulë për korrektimin nacional, për partitë që kalojnë një prag të caktuar, përndryshe do të kemi përsëri një lloj deformimi të përfaqësimit të drejtë të votës, në thelbin e sistemit të proporcionalitetit, që natyrisht do të cenojë principin e vetë sistemit”, tha Meta. Kreu i LSI-së kërkoi pjesëmarrje sa më të gjerë të partive në procesin zgjedhor. “Ne besojmë që çdo përpjekje për të ngushtuar transparencën dhe administrimin e procesit zgjedhor në favor të PS dhe PD, do të sjellë një minim të zgjedhjeve, ende pa i nisur ato, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit”, tha Meta. Sipas tij, dy partitë e mëdha nuk kanë asnjë interes për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Meta: Asnjë largim nga LSI
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, hodhi poshtë titrat mediatike për kalime të anëtarëve të LSI-së tek PS-ja. Sipas tij, të gjitha publikimet janë shpikje mediatike dhe s’kanë të bëjnë me realitetin, madje i cilësoi ato si fabrikime të kryetarit socialist Edi Rama. “Nuk ka asnjë largim nga LSI, absolutisht. Këto janë shpikjet e stacionit më të ri televiziv “Edi News”. Nuk pengojmë askënd nga Partia Socialiste të nxjerrë anëtarë të po Partisë Socialiste të rianëtarësohen. Kjo nuk na prish qetësinë, përkundrazi, në rast se kjo i bën ata të ndihen më mirë moralisht, neve kjo na kënaq”, tha Meta. Dje gjatë një takimi me të rinj të zonës së Laprakës, kreu i LSI-së shpërndau tesera të reja anëtarësimi të të rinjve. Kryetari i LSI-së gjatë fjalës së tij u ndal tek shqetësimet që po përjeton komuniteti i Laprakës dhe i gjithë vendi në lidhje me vështirësitë e përditshme që hasin dhe mungesat jetike, siç është uji i pijshëm. Meta u shpreh se paaftësia e Qeverisë dhe e Bashkisë për të zgjidhur çështjen e Ujësjellësit, po zhurit Tiranën për ujë.
Dialogu me Shqipërinë
Besoj që kjo është edhe një nga pikat e të gjithë procesit të “Dialogut me Shqipërinë”, i cili nisi nga kjo Asamble Kombëtare në shtatorin e shkuar dhe sot ka mbyllur fazën e parë të tij, duke patur tanimë jo vetëm shumë herë më tepër të dhëna dhe shumë herë më tepër instrumente për të shqyrtuar mbi vendin, por edhe një aleancë shumë të gjerë mes nesh dhe njerëzve në të gjithë Shqipërinë, e cila duhet kthyer në një aleancë të madhe politike, për të krijuar një bashkim të madh njerëzish të vendosur për t’i dhënë fund inercisë së zhvillimit varfërues të Shqipërisë.
Koalicionet zgjedhore
Rama është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme PS-ja do të bëjë të gjitha përpjekjet për të dalë në koalicion jo vetëm me partitë opozitare, por me çdo forcë progresiste, pavarësisht se nga ç’krah politik vjen. Kur them koalicion dhe bashkim përtej të majtës dhe të djathtës, ne nuk duhet të diskutojmë bashkëpunimin brenda të majtës. Fitorja jonë duhet të jetë ndëshkuese dhe bindëse ndaj kundërshtarit aktual që është Sali Berisha”, mësohet të ketë thënë Rama.
Programi qeverisës
“Deri sot që flasim, janë 5 kryeministra të shquar evropian, që janë në komunikim me ne për çështje të programit, një numër ekspertësh të huaj që është angazhuar në pjesë të ndryshme të programit dhe në vijim të tjerë do të marrin pjesë për çështje specifike. Besoj se nëse nga shtatori deri në qershor dëgjuam Shqipërinë, në shtatorin e ardhshëm do të fillojmë ballafaqimin e atyre që dëgjuam me ato që mendojmë, ndoshta në mënyrë të përgjithshme, si linja kryesore të politikës sonë të re, për t’i dhënë trajtë përfundimtare programit tonë të ri”, tha Rama.
Dreka me Asamblenë
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare u zhvillua në një kodër piktoreske në dalje të qytetit të Fierit, në Koshovicë, gjatë rrugës Fier-Cakran. Pas mbledhjes, e cila zgjati për rreth 2 orë, si dhe herët e tjera, kreu socialist ka shtruar një drekë pune për të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhje. Duke i konceptuar drekat e punës si një ngjarje që ç’tensionon zyrtaritetin e mbledhjeve, Rama është munduar që të krijojë një atmosferë dhe klimë më bashkëpunuese me anëtarët e forumit më të lartë vendimmarrës.