Rama: Vetëm një polici
Tiranë - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një takim me ish punonjës të policisë ka prezantuar para tyre kapitullin e Programit të PS për këtë sektor. Gjatë fjalës së tij Rama u përqendrua në sigurinë kombëtare, duke sqaruar së PS në qeverisje do të krijojë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare.
“Ne duam dhe do të ndërtojmë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare, e cila do të jetë përgjegjëse për përmirësimin e faktorëve të rrezikut që i kanosen sigurisë dhe do të planifikojë politikat e integruara të ndërhyrjes sipas rastit. Kjo strukturë do të hartojë politikat për rendin dhe sigurinë publike, për shërbimin e emergjencave civile, për sigurimin dhe qarkullimin e informacionit të klasifikuar dhe për mbrojtjen e integritetit territorial”-theksoi Rama.
Dinjiteti dhe figura e punonjësit të policisë duhet të ringrihet tha Edi Rama mes punonjësve të liruar nga detyra. Cdo punonjës policie duhet të përfaqësojë denjësisht shtetin, nuk mund të vazhdohet me diskretitimin e figurës së punonjësit të policisë-vijoi kreu socialist, për të shtuar se "duke e kthyer policin, më të thjeshtin, në simbol të shtetit dhe duke mos toleruar më që që të jetë karikatura e pushtetit.”
Duke folur për policinë, Rama tha se shtetit shqiptar i duhet vetëm një polici, dhe jo shumë polici si strukturat aktuale, ku mund të përmenden polici pyjore, elektrike etj. Shumë struktura të titulluara polici krijojnë konfuzion dhe mbivendosje u shpreh Rama duke dhënë premtimin se pas 28 qershorit do ekzistojë vetëm një Polici ajo e shtetit shqiptar.