E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot procesin e marrjes së fletëve të votimit nga qytetarët jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke theksuar se “vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”.

“Vota e shqiptarëve të Evropës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Evropian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027”, shkroi Kryeministri.

“Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Voto 5 në mes të fletës së votimit ku është kolona Partia Socialiste Edi Rama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Evropës së Bashkuar”, shkruan Rama. /k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›