Rama ne Mamurras Me 8 maj do te fitoje cdo familje e ketij qyteti

Kreu socialist Edi Rama ka ndaluar pasditen e sotme ne qytetin e Mamurrasit ne kuader te fushates elektorale. Gjate prezantimit te kandidatit te opozites Rama tha se 8 maji eshte dita qe cdo qytetar te mendoje per dinjitetin e vet qe do te thote se voten duhet ta shohe si investim per te ardhmen e tij.
Une jam shume besimplote se ne Mamurras jo thjeshte do te fitojme por do kemi nje mbeshtetje akoma me te madhe dhe nje fitore te thelle pasi do fitoje Mamurrasi dhe cdo familje e ketij qyteti theksoi Rama.
Gjate takimit ne Mamurras Rama prezantoi kreun aktual te bashkise se ketij qyteti Dede Ndreca i cili eshte njekohesisht dhe kandidati i opozites per nje mandat te dyte.
Redaksia Online