Rama: Zgjedhjet e 8 majit politike jo vetëm vendore
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje sot qytetarëve të mos hezitojnë dhe të mos bien pre e presioneve por të marrin pjesë në votimet e 8 majit, si një zgjedhje mes të shkuarës dhe të ardhmes të cilat përcaktojnë nivelin e lirisë individuale, familjare, kombëtare, lirisë ekonomike.
“Këto zgjedhje janë shumë për cdo qytetar për të mos marrëë pjesë në votim dhe për të rënë pre e atyre që duan me cdo kusht të ulin nivelin e pjesëmarrjes së madhe”- tha zoti Edi Rama sot paradite, kur nga candra elektorale e selizë rozë e ngritur përballë piramidës, prezantoi projektin për ngritjen e kampusit universitar.
Kryetari socialist, i cili në këto zgjedhje konkuron për të marrë kandidatin e katërt për kryetar bashkie të Tiranës, i cilësoi zgjedhjet e 8 majit, jo vetëm vendore, por “politike” për ti dhënë një ndryshim të ri politikës në raport me drejtësinë ekonominë, si një shprehje e drejtëpërdrejtë e rritjes ekonomike” – nënvizoi Rama.
Teksa prezantoi projektin e kampusit universitar, Rama akuzoi kundërshtarët politikë si një forcë që nuk është në gjëndje të thotë se cila është e ardhmja .“Projekti i tramit, ( që prezantuam pak ditë më parë, ai i liqenit dhe ky i kampusit lënë të kuptojnë se kemi një dallim shumë të qartë me mënyrën si shohim ne zhvillimin dhe si ata shohin zhvillimin."
"Zhvillimi për ata është ajo cka ndodh aty për aty me shpenzime të mëdha burimesh njerëzore, natyrore dhe financiare. Zhvillimi për ne- vazhdoi Rama- është ajo çka ndodh hap pas hapi duke u bazuar në atë çka kemi ndërtuar dhe duke u informuar se çfarë të tjerët kanë formuar dita ditës."
(s.g/BalkanWeb)