Zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor vendos sot për ankesat e PS
TIRANË- Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për dy ankimimet e Partisë Socialiste që lidhen me logon e partive opozitare në fletën e votimit, si edhe me renditjen e subjekteve për këshillat bashkiakë.
Ndërkohë, dy ditë më parë Kolegji Zgjedhor shqyrtoi kërkesën ankimore të PS-së për modelin e fletës së votimit.
Më 16 prill Kolegji vendosi rrëzimin e vendimit të KQZ-së për fletën e votimit për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij, ky vendim ishte i pavlefshëm, sepse miratimi i tij kërkonte 5 vota, si parashikohet më Kodin Zgjedhor dhe jo 4 vota.
PS ankimoi vendimin e KQZ-së për heqjen e siglës së PS-së në krah të emrit të kandidatit në garën për Tiranën, Edi Rama. Sipas vendimit, KQZ miratoi modelin e fletës së votimit, sipas të cilës, në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e PS-së, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.
Ndaj qëndrimit të Kolegjit Zgjedhor reagoi dhe kryetari i KQZ-së Arben Ristani, sipas të cilit, PS po përpiqet të prishe procesin e zgjedhjeve të 8 majit.
(d.b/BalkanWeb)