E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat e PS, Kolegji zgjedhor anullon vendimin e KQZ

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përsëri vendimin e KQZ për siglat e koalicioneve. Kolegji ka anulluar vendimin që për këshillin bashkiak të Tiranës në fletën e votimit të vendoset sigla e koalicionit te djathte, Aleanca për Qytetarin para asaj të PS, Aleanca për të Ardhmen.
Por, KQZ argumenton se përzgjedhja nuk është bërë me qëllim por është bërë me program kompjuterik dhe kjo ka ndodhur në vitin 2005, 2007 dhe në vitin 2009.

Ndërkohë, dy ditë më parë Kolegji Zgjedhor shqyrtoi kërkesën ankimore të PS-së për modelin e fletës së votimit.
Më 16 prill Kolegji vendosi rrëzimin e vendimit të KQZ-së për fletën e votimit për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij, ky vendim ishte i pavlefshëm, sepse miratimi i tij kërkonte 5 vota, si parashikohet më Kodin Zgjedhor dhe jo 4 vota.
PS ankimoi vendimin e KQZ-së për heqjen e siglës së PS-së në krah të emrit të kandidatit në garën për Tiranën, Edi Rama. Sipas vendimit, KQZ miratoi modelin e fletës së votimit, sipas të cilës, në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e PS-së, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.
Ndaj qëndrimit të Kolegjit Zgjedhor reagoi dhe kryetari i KQZ-së Arben Ristani, sipas të cilit, PS po përpiqet të prishe procesin e zgjedhjeve të 8 Majit. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›