PD: Socialistët ende të lidhur më komunizmin dhe dosjet e sigurimit
Mazhoranca i qëndron besnike qëndrimit të saj për zbatimin e ligjit të dosjeve, ndërkohë që kritikat nuk reshtin nga ana e opozitës. Për deklaratën më të fundit të Partisë Socialiste, ka reaguar zëdhënësi i grupit parlamentar, Aldo Bumçi duke kujtuar krimet e komunizimit. Duke folur në emër të partisë që ai përfaqëson, ka theksuar se asgjë nuk do ta ndalojë ligjin e lustracionit.
Asgjë nuk do ta pengojë Shqipërinë të arrijë këtë standart moral kaq të nevojshëm, që të distancohet nga krimet e komunizmit. Populli shqiptar nuk ka asnjë arsye morale dhe historike që të mos jetë i barabartë me polakët, çekët, hungarezët dhe popujt e tjerë të Europës Lindore që i dënuan krimet e komunizmit dhe u distancuan prej tij tha Bumçi. Zëdhënësi i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi akuzoi lidershipin socialist se ende nuk është ndarë nga nomenklatura e diktaturës komuniste. Janë lidhjet e shumta me regjimin komunist, me historitë e tij antinjerëzore, arkivat dhe dosjet e së kaluarës që e mbajnë peng sot PS dhe kryetarin e saj. Nuk ka asnjë moral njerëzor që të justifikojë këtë qëndrim të turpshëm të PS dhe kryetari te saj ndaj historisë së diktaturës më çnjerëzorë në kontinentin europian ku u dënuan me varje, u pushkatuan ose vdiqën në tortura rreth 5 mijë shqiptarë, u burgosën rreth 16 mijë të tjerë dhe u internuan me dhjetëra mijëra duke shkatërruar kështu me dhjetëra jetë njerëzore tha Bumçi.
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2