Moti, dimri rikthen copen e fundit
U duke sikur pranvera kishte mberritur, por do te na duhet ende te presim qe ditet me diell te zgjasin per shume. Mbi territorin e vendit kane mberritur masat e ftohta te cilat vijne te paqendrueshme. Gradualisht temperaturat kane rene dhe pritet te pesojne zbritje te metejshme, deri ne fundjave. Sipas "Meteoalb", te merkuren pasdite si dhe gjate dites se enjte do te nisin shirat, ku ne lartesi ato pritet te jene ne formen e debores.
Parashikimi
Mesjava ka ndryshuar situaten e motit mbi vendin tone, duke sjelle temperatura te uleta dhe reshje shiu e bore, ne zonat malore. Sipas sherbimit meteorologjik "Meteoalb", i gjithe ky aktivitet negativ i atmosferes, eshte pasoje e masave ajrore me origjine nga rrethi polar, te cilat do te qendrojne deri diten e diel ne territorin tone. Pas temperaturave te larta dhe motit te ngrohte, gjysma e dyte e muajit mars risjell motin e ftohte me temperatura te uleta, te cilat gjate dites se merkure pesuan renie prej 4gradesh. Meteorologia Tanja Porja, theksoi per gazeten se gjate se enjtes, i gjithe vendi yne do te perfshihet ne oret e pasdites nga moti i ftohte dhe me vranesira, te cilat do te risjellin reshje debore ne zonat malore. Temperaturat do te pesojne serish renie me 2 grade. Mbremja dhe kryesisht mesnata e se enjtes, do te fuqizoje vranesirat duke gjeneruar reshje shiu dhe debore ne zonat malore. Meteorologet parashikojne se sasi me te medha debore do te bien ne zonen juglindore te vendit, ne krahasim me zonen veriore. "Dita e premte do te jete dhe dita me e ftohte e javes, per sa i takon temperaturave te uleta dhe reshjeve te bores te cilat do te bien ne sasi me te medha ne jug te vendit. Kjo si pasoje e lokalizimit te nje cikloni te fuqishem ne jug te Shqiperise. Dhe te premten parashikohet qe i gjithe vendi te perfshihet nga reshje shiu e debore, ku sasite me te medha serish do te bien ne jug te vendit" ka theksuar meteorologia Tanja Porja.
Temperaturat
Nje parameter problematik i dites se premte, jane temperaturat te cilat do te pesojne renie tjeter prej 4-5 gradesh, ku termometri do te bjere ndjeshem ne zonat malore duke shenuar nje temperature minimale -6 grade Celsius ne mengjes, ndersa maksimalja nuk do te ngjitet deri 2-3 grade Celsius. Edhe zonat e uleta, perfshire dhe kryeqytetin pritet te kene temperatura prane zeros ne oret e mengjesit. Situate e ngjashme e motit, pritet te jete dhe ne bregdet, ku mengjesi do te shenoje temperatura afer zeros dhe mesdita jo me shume se 10 grade Celsius. Keto kushte atmosferike, me reshje dhe temperatura te uleta do te jene prezent ne territorin shqiptar deri ne mbremjen e se shtunes, ndersa te dielen nis permiresimi gradual i motit.
Korca, mbulohet nga bora
Reshjet e debores jane rikthyer perseri ne zonat juglindore te vendit. Bora ka mbuluar serish qytetin e Korces. Pas diteve te ngrohta, temperaturat kane pesuar nje ulje te menjehershme duke arritur shifra nen zero grade Celsius, gjate dites se djeshme qyteti i Korces dhe Pogradecit, jane mbuluar nga bora e cila gjate oreve te mbremjes ka filluar te shkrije. Mesohet se Shtabi i Emergjencave Civile, eshte vendosur ne gatishmeri te plote, per mbajtjen e situates nen kontroll, duke pasur parasysh parashikimet e motit per ditet ne vazhdim. Ekipet per pastrimin e rrugeve jane ne gatishmeri te plote, nderkohe qe jane derguar bore pastruese ne akset nacionale te juglindjes. Probleme paraqet vetem aksi Korce-Kolonje ne Qafen e Qarrit. Sipas specialisteve te Rruga Ures, ne kete zone situata eshte nen kontroll te plote dhe per fat te mire nuk ka probleme ne zonat e thella malore, te cilat jane me te veshtira per t'u nderhyre ne rast te shtimit te reshjeve te debores. Nderkaq duket se ditet e ngrohta do te duhet t'i harrojme per pak kohe, sepse sipas meteorologeve ne ditet ne vazhdim, priten reshje dhe ulje temperaturash.