E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraqet kritikat për përgatitjet zgjedhore

23/01/2009  Rama darkon me ambasadorët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar dje në mbrëmje një takim me ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Takimi, i konceptuar si një darkë me rastin e fillim vitit 2009, ka shërbyer njëkohësisht për diskutime në lidhje me situatën politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime nga PS-ja shprehen se në këtë takim Rama ka shprehur kritikat e tij në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta, sikundër ka dhënë garanci për rolin e opozitës në lidhje me përmbushjen e standardeve për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Sipas burimeve, Rama gjithashtu ka ngritur si shqetësim vonesat e krijuara në ngritjen e komisionit parlamentar ad hoc për monitorimin e shpërndarjes së kartave. Një tjetër çështje e diskutuar mësohet se ka qenë ajo e aplikimit nga Shqipëria për vendin kandidat për në Bashkimin Europian, ku Rama ka ripërsëritur qëndrimin e PS-së për një përshpejtim të procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›