E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama akuzon Boden për Lotarinë Kombëtare dhe merr përgjigjen e zakonshme: Tu cenuan interesat e klientit

Share

Tani është bërë e zakonshme. Opozita denoncon diçka, pushteti thotë se asaj i janë prekur interesat ekonomike. Ndërsa sot Edi Rama foli pikërisht për problemin e përbaltjes së gjithkujt sipas parimit të qeverisë se gjithkush është i pisët në këtë vend, qeveria e faktoi atë pak minuta më vonë. Edi Rama tha se Ridvan Bode duhet të japë dorëheqjen për çështjen e Lotarisë Kombëtare pasi po ia jep atë klientëve të tij.

Ajo çka po gatuan kuzhina e korrupsionit të Sali Berishës e të Ridvan Bodes me Lotarinë Kombëtare është një pabesi e madhe ndaj publikut, me qëllim transformimin e Lotarisë Kombëtare nga një lojë ku përfitimet i merr shteti për ti investuar në funksion të interesit publik, në një mekanizëm për të rritur fitimet e klientelës më të afërt të kryeministrit e të Ministrit të Financave. Me dhjetëra miliona euro në vit që do të dalin përmes Llotarisë Kombëtare, në vend se të kthehen në investim i shtetit për sportin e për rininë, do të shkojnë në xhepat e njerëzve të afërt të Sali Berishës e të Ridvan Bodes, tha Edi Rama.

Çështja e Lotarisë Kombëtare u denoncua fillimisht nga një media pranë qeverisë dhe më vonë ishte opozita që ngriti zërin. Por Ministria e Financave kishte gati një përgjigje. Zëvendësministri Alfred Rushaj tha se Rama po shpif pasi klienti i tij nuk plotësoi kriteret për garën. Madje Rushaj i tha Ramës se kush ka të drejtë do të shihet në zgjedhjet e vitit 2013. Arroganca e pushtetit ka kapuir kulmin me zëvendësministra që përdoren për deklarata të tilla. Kurse Edi Rama reagoi në Twitter duke thënë se klienti i tij i vetëm është populli. Dhe faktoi atë për të cilën foli në mbledhjen e grupit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›