Tragjedi shqiptare në Itali, shqiptari mbytet pasi shpëton dy fëmijët e tij
Share
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke u mbytur në lumë, pasi u shpëtoi jetën dy fëmijëve të vet. Sipas policisë italiane, viktima është Arben Moishi.
Ky i fundit, së bashku me familjen e vet, kishte vendosur që pasditen e së dielës ta kalonte në Antignano, për tu larë në lumin Tanaro. Por, dy fëmijët e vet, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, kanë rrezikuar të mbyten.
Ata janë shpëtuar nga 37-vjeçari, që më pas ka rënë pa ndjenja dhe ka humbur jetën. Mendohet që 37-vjeçari të ketë pësuar një infarkt dhe të jetë mbytur, por ende nuk ka dalë versioni zyrtar për shkaqet e vdekjes së tij.