E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Nënkryetarin e KLD-së do e zgjedhë Nishani

Share

Nënkryetari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë duhet të zgjidhet nga presidenti i ri edhe pse Bamir Topi ka ende një muaj mundësi veprimi. I këtij mendimi është ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, anëtar i KLD-së si dhe një ndër kundërshtarët e kandidaturës së Ilir Mustafajt që Topi përzgjodhi për të zëvëndësuar Kreshnik Spahiun.

“Titullari i institucionit, i KLD është Presidenti i Republikës, dhe nënkryetari zëvendëson Presidentin kur ai është me detyrë. Pra, ky është funksioni. Janë ditët e fundit dhe do të ishte krejt normale që Presidenti i ri të zgjidhte dhe nënkryetarin e KLD. Atë që do ta zëvendësonte në mungesë të tij në mënyrë që të mos krijoheshin keqkuptime, ose që puna në institucion të vijonte në mënyrë normale dhe të qetë”, tha për AS, Eduard Halimi, ministri i Drejtësisë.

Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe zgjedhjes së Elvis Çefës si anëtari më i ri i KLD-së, presidenti Topi në 17 prill propozoi gjyqtarin Ilir Mustafaj si zëvëndësuesin e tij.  Kandidatura u quajt antikushtetuese në atë kohë nga ministri i Drejtësisë pasi presidenti mund të zgjidhte vetëm mes 3 anëtarëve të KLD-së të propozuar nga Kuvendi, siç kishte qenë dhe vetë Spahiu. Që prej prillit KLD nuk është mbledhur më duke bërë që të skadojë dhe afati 3 mujor  brenda të cilit mund të votohej kandidatura e propozuar nga presidenti në detyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›