E Diel, 1 Nëntor 2026

Kemi ecur shumë me 12 prioritetet e BE. Ambasadori holandez: Keni plotësuar vetëm një kriter

Share

Ambasadori holandez Van Den Dool, shprehet i zhgënjyer për procesin e zgjedhjes se presidentit. Nga Voskopoja ku ndodhej për një aktivitet me shoqatat e minoriteteve, diplomati holandez tha se nuk konteston zotin Nishani, por jo mënyrën se si mazhoranca e zgjodhi atë ne krye te shtetit, raporton Vizion Plus. Lidhur me procesin e integrimit, ambasadori holandez theksoi se nder 12 kriteret e kërkuara nga ndërkombëtaret, Shqipëria ka plotësuar vetëm një, zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke rrezikuar për të tretën herë statusin e vendit kandidat.

Ka 12 prioritete kyçe para se Shqipëria të marrë statusin. Nga këto prioritete vetëm njëra është plotësuar plotësisht, 11 të tjera akoma. Politikanët shqiptare nuk duhet të humbasin afatet. Shqipëria ka aplikuar në 2009 për statusin. Tani dritarja është shume e vogël, tha ai. Sa i përket reformës zgjedhore, Den Dol shprehu keqardhje për mospërfundimin e saj në kohë, duke theksuar se subjektet politike në Shqipëri i vendosin vetë afatet dhe më pas po vetë i shkelin ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›