E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tre shpërthime në Selanik



Një mekanizëm shpërthyes i përbëre nga bombula gazi dhe një shkrepës është vendosur në hyrjen e shtëpisë të nënkryetarit të Unionit të gazetarëve të Greqisë së Veriut, ndërsa një bombë e dytë është vendosur edhe në zyrën e kryetarit të këtij Unioni, por nuk ka shpërthyer pasi është çaktivizuar nga forcat xheniere. Bomba tjetër artizanale ka shpërthyer në katin e një pallati ku ndodhen zyrat e një biznesi turistik dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Itali
Ekstradohen dy ish-të dënuar të Guantanamos

Dy anëtarë të një celule terroriste, ish-të burgosur në Guantanamo janë ekstraduar prej SHBA-ve drejt Italisë me kërkesë të drejtësisë italiane. Kështu dy persona me kombësi tuniziane akuzohen prej autoriteteve të Italisë për planifikim të akteve terroriste në krahinën e Lombardisë. Në të njëjtën celulë bënte pjesë edhe tuniziani tjetër i shumëkërkuar në Itali, pasi ai dyshohej të ishte projektues dhe ideatori i sulmeve, Adel Ben Mabruk.

Kinë
Pohohet se ekzistojnë burgjet sekrete

Televizioni shtetëror kinez njofton se në vend ekzistojnë disa burgje sekrete vendndodhja e të cilëve dihet vetëm prej një rrethi të ngushtë qeveritarësh. I njëjti burim shton se burgje të tilla ose të quajtur ndryshe “burgjet e zinj”, shërbejnë për të dënuar të gjithë ata që kryejnë sulme fizike, diskriminin, korrupsion ose zaptues toke në mënyrë të paligjshme. “Burgjet e zinj”, në Kinë përfliteshin prej kohësh nga zëra të cilët nuk identifikonin veten nga frika e ndëshkimit.

Iran
Konfirmohet arrestimi i pesë britanikëve

Një këshilltar i lartë i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka konfirmuar arrestimin e pesë britanikëve, që me jahtin e tyre lundronin nga Bahreini në Dubai. Këshilltari Esfandiar Rahim Mashaie, tha se me këtë rast do të merret sistemi i drejtësisë dhe se të arrestuarit do të ballafaqohen me drejtësi “rigoroze”, nëse ata kanë hyrë në Iran me qëllime të këqija.
Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, tha se “ndoshta ata kanë humbur pa qëllim në ujërat iraniane”. Sipas tij, kjo është “thjeshtë çështje konsulare”.

2 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›