Helena Kristensen, nudo për “Elle” në moshën 40-vjeçare
“Jam gjermane, ne skandinavët rrimë gjithmonë nudo në plazh dhe unë nuk kam asnjë problem të pozoj kështu. Ne skandinavëve asnjë gjë nuk na intereson”,- kështu shprehet ish-top modelja gjermane Helena Kristensen, sot 40 vjeçe për numrin e janarit të revistës “Elle”. Ajo duket natyrale, e bukur më tepër se kurrë dhe si për të gjitha topmodelet më të shquara, koha sikur nuk kalon as për të. Më herët Helen pozoi së bashku me dy mbretëreshat e pasarelave të viteve ’80 dhe ’90, me Klaudia Shiferin dhe Eva Herzigovën, në një shërbim të mrekullueshëm fotografik për revistën “iD” ku super modelet shfaqen në mënyrë të mrekulleshme me 40 vitet mbi shpinë. Me to shfaqen edhe Naomi Kembëll, Linda Evanxhelista, Karla Bruni, si dhe shumë të tjera të cilat janë pjesë e historisë së modës ndërkombëtare. Me kalimin e viteve bukuria për këto yje nuk është shuar: dikush është bërë zonjë e parë e francës, dikush tjetër ka nisur karrierën si aktore, gati askush nuk e ka lënë pas dore profesionin dhe dëshirën për të qenë gjithmonë e bukur.
2 Dhjetor 2009